E Diel, 1 Nëntor 2026

Artiste te rinj nga Shqiperia Kosova dhe Mali i Zi

Studentet e Universitetit te Arteve te Shqiperise, Kosoves dhe Malit te Zi jane bërë bashkë në një ekspozite.
Qëllimi i  këtyre të rinjve  është i qartë bashkëpunimi në fushën e artit dhe shkëmbimi i eksperiencave  mes tyre.
 24 studentët u prezantuan me nga një punë dikush ne pikture, skulpture, aplikacione dhe stilizëm. Ajo cka bie në sy në  këto punime  është liria e krijimit dhe shumëllojshmëria e  e tyre.
Të rinjtë shprehen të kënaqur për bashkëpunimin dhe shpresojnë që ta cojnë më tej.
Kjo është ekspozita e dytë që mbledh të rinjtë e klubit ASK në Tiranë dhe së shpejti ata do të realizojnë ekspozita edhe në Kosove dhe Mal të Zi.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›