E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreu Rama ne takim me banoret e Njesise 4 te kryeqytetit

Në takimin me banorët e Njësisë 4 të kryeqytetit, kryetari i PS tha se koalicioni i majtë do të shndërrohet në një barrikadë të pakapërcyeshme për makinerinë e vjedhjes së votës. Për fitore më 23 qershor, Rama tha se opozitës i duhet çdo votë.
“Ne na duhet një fitore e qartë dhe e thellë që të kemi shumicë të plotë, na duhet çdo votë”, u shpreh Rama.  Ndaj ftoi çdo shqiptar t’i bashkohet projektit të rilindjes për të ndaluar importin e plehrave, taksën e sheshtë dhe rritjen e krimit. 
“Sot të bindim çdo shqiptar që më 23 qershor të mos rrijë në shtëpi por të marrë me vete edhe dikë tjetër që nuk ka shkuar të votojë më 23 qershor. Mos nguroni të votoni aleancën tonë. Duke shkuar të votoni jepni kontribut që të ketë rilindje, duke ndenjur në shtëpi i dorëzoheni rritjes së mëtejshme të papunësisë. Duke ndenjur në shtëpi pranoni regjimin e taksës së sheshtë, pranoni sistemin që çdo e drejtë është e drejtë që blihet. Votoni që të ndalni menjëherë importin e plehrave, duke ndenjur në shtëpi i dorëzoheni krimit”, deklaroi ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›