Gramsh, polici shmang një vrasje në familje

Policia bëri me dije se është arrestuar Edmond Seda, i cili kërcënoi se do të vriste bashkëshorten e tij, Alije Seda, ndaj të cilës kishte ushtruar dhunë të vazhdueshme.
Nga të shtënat e armëve gjatë ditës së sotme nuk pati të lënduar, ndërsa kanosjen burri e ka bërë në praninë e fëmijëve. Ky shtetas prej 5 vitesh jetonte vetëm me fëmijët e tij, pasi si pasojë e konflikteve qe kishte ky me bashkëshorten e tij, shtetasen A.Seda, kjo e fundit kishte shkuar, për të jetuar në Itali tek të afërmit e saj dhe fëmijët, djali dhe vajza jetonin me shtetasin Edmond Seda. Të dy bashkëshortët aktualisht janë të martuar pasi, nuk janë ndarë me vendim gjykate.
Gjatë ditës së djeshme, kjo shtetase pas 5 vitesh kthehet ne Shqipëri, me qëllim për të takuar femijet e saj dhe pasi ka shkuar me vellain e saj në banesën ku jetonte shtetasi Edmond Seda se bashku me fëmijët, ky i fundit e ka kanosur me një armë zjarri automatik, të cilën e mbante pa leje.
Në këtë moment shumë pranë banesës së tyre ndodhej rastësisht specialisti i zonës, ku pasi ka dëgjuar konfliktin midis dy bashkëshortëve, ka ndërhyrë, ku ka bërë të mundur shmangien e ndonjë tragjedie në këtë familje. Shtetasi Edmond Seda, ka qëlluar në ajër disa herë dhe më pas është larguar. Policia bëri të mundur kapjen e tij, shoqërimin në Komisariatin e Policisë Gramsh, e me pas arrestimin. Ndaj shtetasit Edmond Seda rendon akuza e “armëmbajtjes pa leje, kanosje, prishje rendi dhe të qetësisë publike”. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme. /Start/
2012-02-04 10:15