Vrasjet, shkarkohet drejtori i Policisë së Tiranës

Kështu, postin e drejtuesit të Policisë së Tiranës do të marrë Bernard Çaushaj, deri më tani drejtor i policisë së Korçës.
Mbledhja e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, drejtuar nga Hysni Burgaj dhe zv/ministri i Brendshëm, Avenir Peka, ka përfunduar me një sërë ndryshimesh në radhët e policisë, ndryshime të cilat bëhen për të rritur efektivitetin në luftën kundër krimit, që ka shqetësuar jo pak opinionin publik kohët e fundit. Nga vendimet e marrë, në krye të policisë së Korçës, është emëruar Ylli Metko, ndërsa në atë të Vlorës, është emëruar Artan Çuku.
Gjithashtu, janë shkarkuar edhe zëvendësdrejtorët e kësaj policie, përkatësisht Dorian Muça, i cili është emëruar në seksionit kundër pastrimit të parave dhe Gjergj Jorgo, i cili është emëruar shef i Forcave Lëvizëse Operacionale.
Në vendimin e marrë sot, dy zëvendësdrejtorët e Policisë së Tiranës janë emëruar Arjan Kurti dhe Gazmend Hamitaj. Drejtori i shkarkuar i policisë së Tiranës, Sajmir Muça, është emëruar kancelar pranë Akademisë së Rendit. Ndryshime të tjera në radhët e policisë pritet të bëhen edhe në disa qarqe në vend. /S.Ll/Start/
2012-02-04 13:35