E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Çmendet” moti, bora e shiu i dendur mbulojnë Shqipërinë

Në zonat malore si ato të Vermoshit në Malësinë e Madhe, apo zonat e Dukagjinit, reshjet e dëborës po vazhdojnë edhe mëngjesin e sotëm.

Në shumë zona, trashësia e dëborë i ka kaluar të 70 centimetrat, ndërsa në disa zona të Pukës, kjo trashësi ka shkuar në 2 metra.

Sipas Prefektes së Shkodrës, Voltana Ademi, në rrethet Shkodër dhe Malësi e Madhe, të gjitha akset nacionale janë të kalueshme normalisht, ndërsa akset rurale që lidhin komunat e Shoshit, Shalës, aksi Selcë-Vermosh dhe akset rurale në rrethin Puke janë të bllokuara. Në pjesën tjetër të vendit, reshjet e shiut janë të vazhdueshme, duke sjellë edhe erëra të forta, ndërkohë kanë filluar problemet edhe me përmbytjen e rrugëve.

Ndërkohë, Shërbimet e Policisë Rrugore bënë të ditur sot situatën më të fundit të qarkullimit rrugor në vend.

Situata në akset rrugore në shkallë vendi, nga informacionet më të fundit të marra nga shërbimet e Policisë Rrugore, rezulton:

Në qarkun Kukës:
1.    aksi rrugor Morinë – Kalimash i kalueshëm me zinxhirë,
2.    aksi Kukës – Krumë i kalueshëm me zinxhirë,
3.    aksi B.Curri – Qafë Morinë i kalueshëm me zinxhirë,
4.    aksi B.Curri – Fierz i kalueshëm me zinxhirë,
5.    aksi B.Curri – Valbonë i pakalueshëm,
6.    aksi Krumë – B. Curri dhe Krum – Qaf Prushi i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
7.    aksi Kukës - Topojan  i kalueshëm me zinxhirë,
8.    aksi Ujmisht – Lusen – Bushtricë - Kala e Dodës në drejtim të Peshkopisë i pa kalueshëm,
9.    aksi Shëmri – Qafë Shllak i pa kalueshëm,
10.    aksi rrugor Topojan – Shishtavec i pakalueshëm,
Po punohet për pastrimin e rrugës dhe hedhjen e kripës, në të gjitha akset nacionale në këtë qark. Temperaturat  janë më të larta se dje dhe reshjet e shiut dhe dëborës me më pak intensitet. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Dibër:  
1.    aksi rrugor Peshkopi – Bulqizë – Klos i kalueshëm me zinxhirë,
2.    aksi rrugor Klos – Burrel - Ulëz i kalueshëm pa zinxhirë,
3.    aksi Bulqizë – Shupenzë – Ostren i kalueshëm me zinxhirë,
4.    aksi Krastë – Bulqizë i kalueshëm me zinxhirë me veshtërsi,
5.    aksi rrugor Peshkopi - Sllovë – Kala e Dodës në drejtim të Kukësit i pakalueshëm,
6.    aksi Peshkopi – Muhurr – Aras  i kalueshëm me zinxhirë me vështersi,
7.    aksi Arras – Zall Dardhë – Reç i pakalueshëm,
8.    aksi Ostren - Stëblevë – Librazhd  i pakalueshëm,
9.    aksi Arras – Lurë i pakalueshëm.
Temperaturat  janë më  të larta sot dhe reshjet e shiut dhe dëborës me më pak intensitet, po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Shkodër:
1.    aksi rrugor Shkodër – Mabe normal,
2.    aksi  rrugor Shkodër – Koman i kalueshëm pa zinxhirë,
3.    aksi Qaf Çelë - Pukë -  Fushë Arrës i kalueshëm me zinxhirë,
4.    aksi Fushë Arrës -  Qafë Mali- Qafë Shllak i pa kalueshëm,
5.    aksi Fushë Arrës – Gjegjan – Shpal i kalueshëm me zinxhirë,
6.    aksi Koplik – Hani i Hotit i kalueshëm pa probleme,
7.    akset Koplik – Razëm i kalueshëm me zinxhirë,
8.    aksi Bogë – Theth, Selcë – Vermosh të pakalueshme, po punohet për pastrimin e tyre,
9.    akset në drejtim te Dukagjinit të pakalueshme,
10.    aksi Qafë Mali – Dardhë - Fierz i pakalueshëm,
11.    aksi Fushë Arrës – Iballë i  pakalueshëm.
Temperaturat  janë më të larta sot dhe reshjet e shiut dhe dëborës me më pak intensitet,  po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Lezhë:
1.    aksi Rubik – Kalimash i kalueshëm me zinxhirë,
2.    aksi rrugor Mirdit – Shpal – Fushë Arrës  i kalueshëm me zinxhirë,
3.    në zonat e thella të Mirditës në drejtim të Lurës akset rrugore janë të pakalueshme.
Në të gjitha akset rrugore nacionale lëvizja e automjeteve është e kalueshme po punohet me entin pronar të rrugëve për hedhjen e kripës dhe skorjeve.

Në qarkun Tiranë:
1.    në drejtim të Qafë Krrabës i kalueshëm pa zinxhirë
2.    në drejtim të Dajtit i kalueshëm me zinxhirë

Në qarkun Elbasan:
1.    aksi Librazhdë - Qafë Thanë i kalueshëm me zinxhirë, po punohet për pastrimin aksi Librazhdë - Qafë Thanë i kalueshëm pa zinxhirë,
2.    aksi Elbasan – Qafë Krrabë i kalueshëm,
3.    aksi Librazhd – Bulqizë i bllokuar, po punohet për pastrimin e këtij aksi.
Në të gjitha akset e tjera rrugore lëvizja është normale.

Në qarkun Korçë:
1.    aksi rrugor  Kapshticë -Korçë   - Qafë Thanë i  kalueshëm pa zinxhirë,
2.    aksi rrugor Korçë - Boboshticë – Dardhë dhe aksi rrugor Korçë – Voskopojë janë të kalueshme me zinxhirë me veshtirësi,
3.    aksi Korçë – Ersekë – Leskovik kalohet me zinxhirë me veshtërsi,
Temperaturat  janë më  të larta sot dhe reshjet e shiut dhe dëborës me më pak intensitet,  po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Berat:
1.    aksi Bogovë – Skrapar kalohet pa zinxhirë, po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes.
Në të gjitha akset rrugore lëvizja është normale.

Në qarkun Gjirokastër:
1.    aksi Kakavijë - Gjirokastër – Tepelenë kalohet pa zinxhirë,
2.    aksi Tepelenë – Përmet është i kalueshëm pa zinxhirë,
3.    aksi Përmet - Çarshovë është i pakalueshëm,
4.    aksi Jorgucat - Qafa e Muzinës e kalueshme me zinxhirë,
Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Vlorë:
1.    në segmentin rrugor Vlorë – Llogara lëvizja e automjeteve kryhet pa zinxhirë dhe po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes.
Në të gjitha akset e tjera rrugore lëvizja e mjeteve bëhet normalisht pa probleme.

/Start/

                                                                                             2012-02-04 11:30
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›