E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gramsh, rrëshqitje dheu, shemben 7 shtëpi

Rrëshqitja e dheut duket se po kthehet në një alarm për banorët në fshatin Katërlis në Gramsh. 7 shtëpi të shembura janë raportuar nga kreu i Komunës, ndërsa kjo situatë serioze ka shkaktuar panik në këtë fshat.

Situata paraqitet kritike për shkak të rrezikshmërisë së terrenit. Për shkak të erozionit, shtëpitë janë shembur totalisht, duke përçuar nevojën për një ndihmë më emergjente.

Kryetari i Komunës ka hedhur alarmin duke lajmëruar strukturat përkatëse që të merren masa për evakuimin e banorëve, me qëllim shmangien e pasojave negative të kësaj ngjarje të mundshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›