E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermani, qëllohet për vdekje prokurori në Gjykatë

Një ngjarje e rëndë tronditi Gjermaninë ditën e mërkurë, ndërsa një person hapi zjarr në një gjykatë, në rajonin e Bavarisë duke lënë të vdekur një prokuror.

Një 54-vjeçar i cili ka qënë i armatosur, ka hapur zjarr ndaj gjyqtarit dhe prokurorit. Prokurori u godit tre herë, ndërsa vdiq si rezultat i plagëve të rënda.

Policia bën me dije se i pandehuri ishte në paraburgim, pasi ishte arrestuar për abuzime me fondet. Mësohet se viktima ishte 31 vjeç dhe kishte qenë i punësuar nga zyra e prokurorit të Bavarisë prej një viti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›