Krasniqi: Mund të shtyhet zgjedhja e Presidentit

Jakup Krasniqi
Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi gjatë një deklarate për gazetën Koha Ditore ka përmendur për herë të parë mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve presidenciale. Kryeparlamentari Krasniqi është shprehur se nëse bëhen ndryshime kushtetuese pjesa e Kushtetutës që i takon Presidentit dhe zgjedhjes së tij nuk do të mbetet pa prekur.
Sipas tij, më mirë është bëhet një amendamentim i plotë i Kushtetutës për zgjedhjen e presidentit dhe më pas të mbahen zgjedhjet presidenciale sipas afatit të parashikuar kushtetues. Kjo është kërkesa ime, por varet nga partitë politike dhe deputetët, është shprehur Krasniqi, pas mbledhjes së Kryesisë.