E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lushnje, qëllon me sëpatë bashkëfshatarin

Qëllon me sëpatë ndaj bashkëfshatarit, por shumë shpejt arrestohet nga policia.

Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Kryekuq të Lushnjes, ndërsa ka rënë në pranga 26-vjeçari Dashnor Tragjani.

Ai ka marrë sëpatën duke goditur bashkëfshatarin Gazmir Kacabuni. I ndaluari gjatë një grindje për motive të dobëta me bashkëfshatarin e tij, i ka shkaktuar ketij të fundit plagë në kokë dhe në trup.

Gjëndja e tij shëndetësore raportohet se është e rënduar. 26-vjeçari akuzohet për tentativë vrasje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›