Gramsh, tre mjekë në pranga për mitmarrje
Në pranga kanë rënë shtetasit, Ervedin Sabit Pudre, 49-vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Elbasan, mjek i përgjithshëm në Spitalin e Elbasanit; Adrian Agim Palloshi, 43-vjeç, lindur në Tiranë dhe banues në Elbasan, mjek urolog në spitalin e Elbasanit dhe Astrit Xhelo Leka, 62-vjeç, lindur dhe banues në Librazhd, mjek kardiolog në spitalin e Librazhdit.
Tre shtetasit e mësipërm, anëtarë të Komisionit Mjeko Ligjor për dhënien e Invaliditetit në punë, janë kapur në flagrancë në një nga zyrat e agjensisë të sigurimeve shoqërore Gramsh, pas një hetimi disa mujor, duke u marrë para qytetarëve banorë të rrethit Gramsh në këmbim të dhënies së pensionit të parakohshëm si invalid me aftësi të kufizuar.
Nga hetimet e kryera rezulton se këta shtetas duke qenë anëtarë të këtij komisioni, në bashkëpunim gjatë vlerësimit dhe përcaktimit të grupit të invaliditetit, u nxirrnin qytetarëve pengesa pa shkaqe ligjore në lidhje me dokumentet e paraqitura, kategorinë e sëmundjes dhe grupit të invaliditetit.
Këto veprime të kundërligjshme i kanë kryer me qëllime presioni, që ata te paguanin para në shuma të ndryshme në këmbim të nënshkrimit të raportit mjeko-ligjor, për grupin e invaliditetit të kërkuar. Në momentin e kapjes në flagrancë të mjekëve, të cilët tentuan të fshehin provat materiale, ju gjetën dhe sekuestruan një shumë prej 65 000 lekë të rinj, që ua kishin marrë 9 qytetarëve, të cilëve do tu vlerësohej nga ky komision dokumentacioni i paraqitur për përcaktimin e grupit të invaliditetit dhe përfitimin e pensionit të invaliditetit.
Nga strukturat e policisë janë kapur dhe shoqëruar për kryerjen e veprimeve procedurale edhe qytetarët të cilët kanë paguar para për përfitimin e grupit të invaliditetit. Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale të “Korrupsionit pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike të kryer në bashkëpunim”.