E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëdorëzohet në polici Rezart Taçi

Taçi ishte shpallur në kërkim nga policia pas dhunës së ushtruar ndaj gazetarit Mero Baze. Biznesmeni i njohur shkoi vetë pranë policisë pasditen e sotme, ndërsa është sistemuar në ambientet e paraburgimit. Ai u shpreh i gatshëm të respektonte çdo vendim gjykate.

“Jam i gatshëm të respektoj në çdo moment cdo instancë ligjore dhe në rastin konkret vendimin e Gjykatës së rrethit Tiranë, por nuk mund të mos shpreh bindjen time të plotë se e gjitha kjo situatë është rezultat i një strategjie dhe lufte të filluar shumë kohë më parë ndaj personit tim dhe bizneseve që unë zotëroj.

Dua të thekoj faktin se nuk është në edukatën dhe formimin tim personal përdorimi i dhunës ndaj askujt dhe për më tëepr ndaj përfaqësusëeve të mediave, prandaj hedh poshtë të gjitha akuzat e ngritura ndaj personit tim. Ai shton se "Sapo rashë në dijeni të vendimit të gjykatës vihem në dispozicion të drejtësisë dhe shpreh bindjen se rasti në fjalë do të trajtohet në bazë të ligjit“, thekson Taçi.

Ngjarja ndodhi gjatë orëve të vona të së hënës së shkuar në një lokal nate në zonën e ish-bllokut në Tiranë, kur Mero Baze, botues i gazetës “Tema” u qëllua me grushte nga truprojat e Taçit. Po atë natë, Baze bëri një kallëzim penal në polici për Taçin dhe shoqëruesit e tij. Ndërkohë, vetë biznesmeni ka mohur që të ketë qëlluar gazetarin e njohur.

Edhe gjatë një interviste për Tgcom, faqe lajmesh në gjuhën italiane, Taçi deklaroi se nuk kishte pasur asnjë konflikt me Bazen. “Nuk kam patur asnjë konflikt me zotin Mero Baze. Gjatë gjithe jetës sime si sipërmarrës kam trajtuar me respekt, vlerësim të gjithe bashkëpunetorët, partnerët dhe personat e tretë, pa i dhunuar kurrë dhe pa i vënë në situata të vështira", shkruan Taci.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›