Gramsh, vodhi linjën elektrike, arrestohet
Burime nga Gramshi bëjnë të ditur se uniformat blu kanë vënë të pranga Mariglen Dervishin pasi është kapur duke vjedhur telin e linjës elektrike të fshatit Grazhdan, në rrethin e Gramshit.
Pasi kanë konstatuar vjedhjen banorët e fshatit menjëherë kanë lajmëruar policinë të cilët kanë bërë arrestimin në flagrancë të Dervishit. Burimet bëjnë të ditur se në momentin e arrestimit autori i vjedhjet po mblidhte rreth 850m tel alumini.