Vllaznia synon pikët e para në transfertëKuqeblutë kanë statistika të errëta në katër përballjet jashtë “Loro Boriçit”: 4 ndeshje, 4 humbje, asnjë gol i shënuar, 6 gola të pësuar

Rrjetet sociale:
Vllaznia, klubi i vetëm i rretheve me më shumë trofe në Shqipëri (9 tituj kampionë, 6 Kupa të Shqipërisë), synon të tregojë në transfertën e Laçit, se dy fitoret rresht, ajo kundër Shkumbinit në kampionat (2-0) dhe Tomorit në Kupë (0-4), nuk ka qenë të rastësishme nën drejtimin e Roland Luçit, edhe pse ato lidhen ngushtësisht me emrin e “baby” Bala, autor i pesë nga gjashtë golat e realizuar nga nënkampionët e sezonit të kaluar.
Të grumbulluar në Lezhë e me një formacion të plotë në dispozicion, sipas zëdhënësit të klubit shkodran, pasuesi i Hasan Likës, Roland Luçi, duket se ka gjetur formulën e suksesit, pikërisht rimotivimin e skuadrës dhe rigjetjen e dëshirës për të fituar.
Përballë Laçit të vendit të fundit, por me ambicie për pikë të plota ndaj shkodranëve, Vllaznia do të tentojë fort të marrë pikët e para në transfertë, teksa kuqeblutë kanë statistika të errëta në katër përballjet jashtë “Loro Boriçit”: 4 ndeshje, 4 humbje, asnjë gol i shënuar, 6 gola të pësuar.
Kategoria Superiorë
Java e 8-të
Të shtunën, 24 tetor
14:30 Laçi-Vllaznia
14:30 Gramozi-Kastrioti
14:30 Tirana-Teuta
Të dielën, 25 tetor
13:00 Skënderbeu-Dinamo
14:30 Flamurtari-Shkumbini
Të hënën, 26 tetor
14:30 Besa-Apolonia
RENDITJA
1 Dinamo 7 19
2 Besa 7 17
3 Apolonia 7 15
4 Teuta 7 12
5 Skënderbeu 7 9
6 Kastrioti 7 8
7 Tirana 7 8
8 Shkumbini 7 7
9 Vllaznia 7 7
10 Gramozi 7 6
11 Flamurtari 7 6
12 Laçi 7 5
Numri i klikimeve - 1350
E Premte, 23 Tetor 2009