Arratiset i burgosuri, pranga policit
Arratisja e nje te paraburgosuri dy dite me pare ka shkaktuar arrestimin e nje efektivi te Komisariatit te policise se qytetit te Krujes. Burime zyrtare nga Komisariati i Policise se Krujes bejne te ditur se polici Selman Halili eshte ndaluar mbremjen duke u gdhire dita e djeshme nga koleget e tij pas daljes nga qelite e paraburgimit te 15-vjecarit Erges D., nga fshati Luz i Fushe-Krujes. Adoleshenti ishte arrestuar ne flagrance rreth ores 12.00 te tre diteve me pare, ne banesen e tij ne fshat. Burime nga policia vendore thane se 15-vjecari ishte identifikuar si personi qe per gati nje muaj terrorizonte banoret e fshatit, duke qelluar naten me nje arme automatike te tipit "Kallashnikov". Pas informacioneve te marra ne rruge operative, nje fugon i grupit te gatshem te Komisariatit te policise se Krujes ishte nisur ne fshatin Luz per te prangosur adoleshentin, i cili eshte derguar ne dhomat e paraburgimit te Komisariatit te Policise se Krujes. Policia tha se gjate operacionit ka sekuestruar edhe armen me te cilen mendohet se qellonte 15-vjecari, e cila eshte derguar ne laborator per verifikime.
ARRATISJA
Ne oret e pasdites se dy diteve me pare ne sherbim ka qene polici Selman Halili. Ai u ka treguar kolegeve qe e moren ne pyetje se, duke pare moshen e re te adoleshentit, i ka lene deren hapur pa menduar se mund te largohej. Erges D. mesohet se ka perfituar nga mungesa e vigjilences per te dale nga dhoma e paraburgimit. Rreth ores 17.00, 15-vjecari ka kaluar murin e komisariatit ndersa ishte ende dite, pa u vene re nga askush. Disa minuta pas ngjarjes, polici Selman Halili ka konstatuar arratisjen e 15-vjecarit dhe ka dhene alarmin.
PRANGAT E DYFISHTA
Eproret e policit kane vendosur ndalimin e Selman Halilit, ndersa kane urdheruar patrullat e policise te vihen ne ndjekje te te arratisurit. Uniformat blu kane ngritur postblloqe ne rruget kryesore te Krujes dhe ne hyrje-daljet e qytetit. Jane dashur me shume se 24 ore kerkime derisa policia ra ne gjurme te te arratisurit, derisa kishte arritur te dilte ne zonen malore te Kurbinit, ku priste te gjente ndonje bashkefshatar apo te aferm qe t'i ofronte strehe.
Precedentet:
26 janar 2006
Nga dhomat e shoqerimit te Drejtorise se Policise se Qarkut te Durresit u arratis 26 vjecari Dritan Rexhepi, i njohur me pseudonimin "Studenti" i prangosur vetem 12 ore me pare dhe i akuzuar si vrases me pagese. Kater efektive policie u moren ne ndjekje penale pas kesaj ngjarjeje, ndersa i arratisuri Rexhepi eshte ende i lire
12 maj 2006
Nje person eshte arratisur nga oborri i Drejtorise se Policise se Qarkut te Durresit, por "liria" e tij ka zgjatur vetem pak minuta. Fatmir Laci i ka shpetuar uniformave blu qe e shoqeronin dhe ia ka dhene vrapit, duke dale nga dera e madhe, qe ne ate moment ishte e paruajtur. Ai u kap vetem 200 metra me tutje.