E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Sulm" Presidences, nga i semuri psikik

Nje i semure mendor ka "sulmuar", dje seline e presidentit, duke tentuar te hyje me force ne ambientet e saj. Mevlan Fezaj, 50 vjec, eshte ndaluar nje dite me pare ne oren 11:30, minuta, kur me makinen e tij tip "Benz", me targa FR 5462 C, ka thyer porten anesore te nderteses, duke dashur te hyje ne oborrin e saj. Punonjesit e Gardes se Republikes, qe kane per detyre ruajtjen e personaliteteve, kane bere te mundur ndalimin e tij dhe me pas njoftimin e Policise se Tiranes, e cila ka mberritur ne vendin e ngjarjes dhe ka shoqeruar 50-vjecarin, ku eshte marre ne pyetje dhe ka deklaruar vetem se "donte drejtesise". Ai eshte ndaluar por policia nuk ka bere ende te ditur se cfare akuzash jane ngritur, por do te dergohet ne spitalin Psikiatrik ku do te trajtohet per semundjen prej te ciles vuan. Jane shoqeruar dhe familjaret e Fezajt, te cilet kane deklaruar se, ai ishte sjelle ne Tirane, per tu kuruar.

NDODHIA

Gjithcka ka ndodhur paraditen e djeshme, kur 50-vjecari Fezaj ka sulmuar porten anesore, ate numer 2, te nderteses se Presidentit te Republikes, duke shkaktuar deme materiale. Prania e ushtareve te Gardes, ka bere qe Mevlan Fezaj, te ndalohet menjehere dhe te shoqerohet per ne polici. Nga ana tjeter nje punonjes i ketij institucioni ka njoftuar uniformat blu dhe ne vendin e ngjarjes kane mberritur efektivat e Komisariatit numer 2, dhe te Patrullave te Pergjithshme te Policise se Tiranes, qe kane shoqeruar te semurin mendor. Me pas ai eshte marre ne pyetje ne lidhje me incidentin e shkaktuar prej tij. Burimet zyrtare te uniformave blu te kryeqytetit thane dje se, pas marrjes ne pyetje nga grupi hetimor i ngritur per kete ngjarje te rende, u arrit ne perfundimin se ai ka shfaqur probleme psikike mendore prej disa kohesh.

POLICIA

Ka qene ora 11:30, kur nje telefonate nga Presidenca ka njoftuar per ngjarjen e ndodhur. Forca te shumta policie jane nisur ne drejtim te vendit, duke bere rrethimin e perimetrit te jashtem te institucionit dhe bllokimin e rruges qe te mos shkaktohej ndonje tjeter incident. Ne vendin e ngjarjes kane mberritur dhe eksperte te antiterrorist te cilet kane nisur hetimet per ngjarjen e rende. Policia tha dje, se "fale nderhyrjes se shpejte te Gardes se Republikes eshte mundesuar identifikimi dhe kapja Mevlan Fezajt, 50 vjec, nga Patosi". Ky i fundit ka qene duke drejtuar makinen e tij tip "Benz 200" me targa FR 5462 C, kur me shpejtesi ka marre kthesen dhe ka hyre pas demtimit te portes, deri ne ambientet e jashtme te oborrit te Presidences ku eshte ndaluar nga Garda.

Rregullorja

Tre paralajmerime ndaj agresorit

Ruajtja dhe siguria e personaliteteve dhe e objekteve ku ata jetojne, qe me ligj te Kuvendit i eshte besuar Gardes se Republikes, ka dhe ajo disa nga rregullat e saj, duke bere qe dje efektivat qe ruajne institucionin e Presidences, te mos qellojne mbi agresorin. Sipas ligjit, gjuajtja me arme ne drejtim te personave qe sulmojne objektet e rendesise se vecante apo te personaliteteve, behet vetem ne raste ekstreme, kur ata kane arme ne dore dhe qellojne drejt per drejt, por dhe ne kete situate menyra me e mire eshte plagosja e tyre. Por per te shkuar deri ketu, duhet te kalohen tre hapa. Hapi i pare eshte paralajmerimi me ane te thirrjes, qe i behet agresorit. Hapi i dyte eshte gjuajtja me arme ne ajer duke e paralajmeruar personin qe ka sulmuar duke mos e goditur drejtperdrejt. Nese ai nuk ndalon as ne kete faze, qellohet ne drejtim te tij, por gjithmone ne pjese ku nuk ka rrezik per jeten, ne kembe dhe me pas me neutralizimin e tij. Kjo gje eshte bere e ditur nga burime prane Gardes se Republikes.

Merren ne pyetje familjaret e tij

I dyshuari ne lidhje me ngjarjen e djeshme eshte shoqeruar menjehere ne ambientet e Komisariatit numer 2, te Policise se Tiranes, qe ka dhe zonen nen administrim. Pas kesaj ai eshte marre ne pyetje nga specialistet e hetimit dhe me pas eshte dale ne perfundimin se ai vuante nga semundje mendore. Burime nga uniformat blu kane bere te ditur gjate dites se djeshme se, 50-vjecari qe kishte ardhur mengjesin e djeshem ne Tirane, pasi do te kontrollohej nga psikiatri, per shkak te semundjes qe kishte pak dite qe e kishte kapur. Burimet thane, se Mevlan Fezaj, eshte mbajtur deri ne oret e pasdites ne ambientet e komisariatit dhe me pas eshte shoqeruar per ne nje qeli, ku ka qendruar i vetem per shkak te gjendjes se tij mendore. Ai nuk ka pranuar ushqim, nderkohe qe policia ka njoftuar spitalin per ti siguruar nje vend ku te kurohej. Ndaj tij, ende nuk eshte nje akuze pasi nuk eshte zbardhur ngjarja e plote. Gjate dites se sotme ai pritet te dergohet ne spital per tu kuruar, arsye per te cilen e kishte marre rrugen nga Patosi ne kryeqytet. Gjithashtu policia dhe eksperte te antiterrorit kane marre ne pyetje dhe familjaret e te dyshuarit duke bere dhe nje kontroll ne shtepine e tij ne qytetin e Patosit. "Jane shoqeruar dhe jane marre ne pyetje, familjaret e afert te Mevlan Fezajt, qe kane deklaruar se kane ardhur per te mjekuar ne Tirane 50-vjecarin", thane nje dite me pare burimet policore, qe jane duke u marre me kete ceshtje.

Precedenti, kur sulmohej Presidenca

Ne prill te vitit 1996 nje 27-vjecar, i armatosur me bombe dore dhe pa sigurese, kerkoi te hynte me dhune ne Presidence. Ai kerkoi te takonte presidentin e atehershem Sali Berisha, i cili nderkohe po priste presidentin italian Oscar Luigi Scalfaro. Presidentet u larguan nga ndertesa, ndersa trupat speciale negocionin perpara Pallatit te Kongreseve, nen mbikeqyrjen e Bashkim Gazidedes, Gjergj Lezhjes dhe atasheut ushtarak italian kol. Sciaolino. Nderhyrja e RENEA-s carmatosi te riun qe me pas rezultoi se ishte nje i semure mendor.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›