E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dinamo, fitore e vuajtur "in-extremis"

Jeton Selimi

Dinamo-Teuta 2-1

Shenues: Ishka 21', Kuli 90+3' (pen)/ Hysa 56'

Dinamo: Kotorri, Pisha (Diop 72'), Granic, Allmuca, Abraham, Ishka (Pema 65'), Vincetic, Poci, Bodrusic, Pollozhani (Ferraj 65'), Kuli

Trajner: Ilir Daja

Teuta: Vashaku, Dushku, Pashaj, Stafa, Ahmeti, Buna, Vila (Vieros 61'), Caushaj, Gjondeda (Kotja 88'), Mile, Hysa (Cota)

Trajner: Kristaq Mile

Gjyqtar: Lorenc Jemini

Kartone te verdhe: Dushku, Ahmeti (2), Kotja

Karton i kuq: Ahmeti

Pika e marre nga Partizani nje dite me pare ka karikuar blute per te mos e lene pas dore perballjen me Teuten, takim i vlefshem ky per javen e 25-te te kategorise superiore. Ka qene nje fund dramatik i perballjes mes Dinamos e Teutes, kur vetem nje penallti e akorduar ne kohen shtese nga kryesori Jemini, e ka bere stolin blu te kerceje perpjete nga gezimi. Pas minutash e minutash te tera plot vuajtje, Bekim Kuli e ka kthyer ne gol penalltine vendimtare duke i dhene tre piket skuadres se tij, qe tashme kryeson e vetme me dy pike me shume sesa rivali kryesor, Partizani.

Te dyja skuadrat kane zbritur ne fushe me nje objektiv: marrjen e pikeve. Nese per Dinamon kishte rendesi fitorja, per durrsaket edhe nje barazim nuk do te ishte keq ne fushen e me te forteve te kampionatit. Takimi nis i vaket dhe sulmet e te dyja ekipeve jane te paorganizuara mire. Megjithate, eshte Dinamo qe gjen e para rrugen e rrjetes. Sokol Ishka ka perfituar me se miri nga nje amulli ne zonen e Teutes dhe e ka derguar topin pas shpines se portierit Vashaku. Pas golit, Dinamo bie ne qetesi, ndersa Teuta nuk ka forca te reagoje. Me avantazhin minimal te bluve, mbyllet edhe fraksioni i pare i lojes. Ne pjesen e dyte, eshte Teuta e drejtuar nga Kristaq Mile qe futet ne fushe me e motivuar. Ushtron presing dhe kerkon me cdo kush te shenoje. Dhe goli nuk vonon, kur Vilfor Hysa, ashtu si Ishka me pare, tregohet i vemendshem ne zone dhe pas mosmarreveshjeve te lojtareve dinamovite, ndeshkon Kotorrin. Durrsaket marrin krahe dhe duan te befasojne serish Dinamon, por blute e kuptojne shpejt se po u iken fitorja nga duart. Ne ndihme te dinamoviteve vjen edhe Ahmeti, qe merr kartonin e dyte te verdhe dhe e le Teuten me 10 lojtare. Blute fillojne te shtyje drejt kuadratit te Vashakut, por sulmet e tyre asgjesohen mjaft mire nga mbrojtja durrsake, qe fale nje Pashaj ne superforme, largon rrezikon ne cdo top te harkuar. Por momenti fatal per Teuten jane minutat shtese. Nje gjuajte e forte e Ferrajt grushtohet nga Vashaku. Topi shetit ne qender te zones, dhe pas nje gjuajtjeje te Allmuces, eshte dora e nje lojtari mik qe ndalon rrugen e tij drejt rrjetes. Per Jeminin nuk ka dyshime: penallti e paster. Madje as durrsaket nuk protestojne. E merr persiper ekzekutimin Bekim Kuli, qe e dergon topin ne njeren ane dhe Vashakun ne anen tjeter. Dinamo rimerr keshtu vendin e pare, ndersa Teuta e sheh veten e parafundit ne klasifikim.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›