Gratë bëjnë histori çdo ditë!

Tiranë, 8 mars, NOA - Me rastin e 8 marsit,
ditës ndërkombëtare të gruas, shoqata Në dobi të gruas shqiptare dhe
organizata të tjera jofitimprurëse organizojnë tubimin Gratë bëjnë histori çdo
ditë.Ky tubim do të zhvillohet në orët e paradites,
në zonën e ish-Bllokut, tek Ura e Lanës, ku grupe muzikore do të performojnë
live për të nderuar këtë ditë të rëndësishme.
Të pranishëm në këtë koncert katër grupe muzikore vajzash, ndërsa vullnetarë të shoqatës do të shpërndajnë mimoza, simbol i kësaj dite dhe fletëpalosje, që u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë të drejtat dhe liritë themelore të gruas.
Edhe këtë vit një helikopter do të fluturojë mbi qiellin e Tiranës dhe do të lëshojë fletëvolante me mesazhe të rëndësishme për çdo grua.
8 MARSI është dita kur duhet protestuar, por me lule dhe koncerte.
m.s/NOA