E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryesocialisti: 8 marsi, i dënuar nga kriza

Tiranë, 8 mars, NOA Update - Ky është një 8 Mars jo si të tjerët, pasi vendi është i goditur nga kriza ekonomike dhe kur zë në gojë një të tillë, natyrisht që nënkupton një barrë të shtuar në kurrizin e grave shqiptare. Këtë deklaratë e ka bërë mes të tjerash, kryesocialisti Rama gjatë fjalës së tij përshëndetëse me rastin e 8 Marsit, në takimin që ka organizuar sot për gratë anëtare të Partisë Socialiste.

Sipas tij, nënat janë ato që vuajnë më shumë se kushdo papunësinë e tyre, por edhe të fëmijëve, si edhe varfërimin e përditshëm të tryezës për shkak të krizës ekonomike.

Turp qeverisë që heq nga puna nënat shqiptare se janë opozitare apo qeveritare, tha më pas Rama.

Duke shtuar se 12.2 % kanë rënë kursimet që nga janari dhe 40 % e familjeve e përdorin buxhetin për ushqim.

Tregues këta, që sipas tij, flasin për një politikë të gënjeshtërt të qeverisë për investime, arritje dhe integrime.

n.e/NOA

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›