Oscar mbrëmë në Hollivud.

Filmi mbi luftën në Irak, "The Hurt Locker", mbizotëroi ceremoninë e 82-vjçare të Çmimeve
Ky film fitoi çmimin Oscar në 6 kategori të ndryshme, mes tyre edhe kategorinë më të rëndësishme dhe prestigjioze atë të Filmit më të Mirë të vitit. Filmi "The Hurt Locker" shënoi gjithashtu herën e parë që një femër fiton çmimin e regjisorit më të mirë, regjisorja Kathrin Bigelou.
Këngëtarja dhe aktorja Barbra Streisand njoftoi çmimin Oscar për regjisorin më të mirë, duke u shprehur se ka ardhur koha që një grua të fitojë këtë çmim.
Duke pranuar çmimin, Kathrin Bigelou e cilësoi fitoren e saj si një moment të jetës. Ajo falënderoi talentet e tjera dhe ekipin realizues, madje ia dedikoi çmimin anëtarëve të ushtrisë që shërbejnë në Irak dhe Afganistan.
Ajo tha se shpreson të jetë e para mes shumë grave që fitojnë çmimin më prestigjioz në Hollivud.
Kathryn Bigelow është regjisorja e parë, e cila u nderua me çmimin Oskar. Në ceremoninë gala, çmime Oskar fituan edhe austriaku Christoph Waltz, aktorja Sandra Bullock, aktori Jeff Bridges etj.
Me gjysmë ore vonesë filloi shou në Kodak Theatre. Moderatorët Steve Martin dhe Alec Baldwin shumë herë i bënë të pranishmit të qeshnin.
Që në fillim të ceremonisë gala të ndarjes së çmimeve Oskar, u dha shpërblimi për rolin më të mirë të joprotagonistit. Vendimin e shpalli Penelope Cruiz...
"...and the winner is..."
...siç kanë vlerësuar shumë njohës të kinematografisë, fitoi austriaku Christoph Waltz, i cili fitoi me rolin e tij të një oficeri të njësive SS në filmin "Inglorious Basterds", të regjisorit Quentin Tarantino.
Christoph Waltz falënderoi për mbështetjen në një gjuhë perfekte angleze të dy partnerët në film, Brad Pitt dhe Diane Krüger. Në vçanti falënderoi regjisorin Quentin Tarantino, për stilin e tij jokonvencional dhe kreativ të punës. Pa Quentin Tarantinon, me siguri që nuk do të isha këtu para jush, tha ai!
Për dallim prej Waltz-it, filmi i Michael Hanekes "Das Weisse Band" ("Shiriti i Bardhë") nuk fitoi asgjë. Filmi bardh e zi ishte i nominuar për dy Oskarë; si filmi më i mirë në gjuhën jo angleze dhe kamera më e mirë. Me një disponim shumë festiv ishte Jeff Bridges. Pas katër nominimeve të pasuksesshme, më në fund ai e fitoi çmimin Oskar.
Jeff Bridges mori çmimin Oskar për rolin kryesor si një këngëtar i alkoolizuar i muzikës Country në filmin "Crazy Heart". Siç edhe pritej, çmimin Oskar e fitoi edhe Sandra Bullock, për rolin në "Blind Side".
45-vjçarja me prejardhje nga Gjermania fitoi ndër tjerash në konkurrencën edhe të një aktore siç është Meryl Streep. Për Sandra Bullock ky është Oskari i parë. Në fjalën falënderuese, ajo ishte gazmore dhe emocionale njëkohësisht. Në vçanti, në pjesën kur falënderonte nënën e saj gjermane, Helga!
Për herë të parë në historinë e filmit, çmimin Oskar për regjinë e fitoi një grua. Kathryn Bigelow doli më e mira me dramën e saj për luftën në Irak "The Hurt Locker". Ky ishte dhe filmi më i suksesshëm i mbrëmjes, me gjashtë Oskarë. Ai mori më shumë çmime, madje edhe se filmi "Avatar", i cili u shpërblye në tri kategori. Të dy këta filma janë futur në garë me nga nëntë nominime.