Gratë e burgosura spektatore të Teatrit Kombëtar
Teatri Kombëtar do të ketë sonte në mbrëmje spektatorin më të pazakontë që ka patur ndonjëherë. Komedia “Salla e Banjes” e regjisores Inis Gjoni do të ulë në sallën e vogël të TK gratë që vuajnë dënimin në burgun 325-së. Historia e pesë grave që rrëfejnë historitë e tyre sonte do t’u rrëfehet grave të burgosura për t’iu dhuruar atyre pak buzëqeshje. Komedia ka në fokus një nënë 60 vjeçe e ve që mendon vetëm për lumturinë e së bijës e bija 30-vjeçare është në kërkim të dashurise dhe njeriut ideal.
Dy vajza të tjera 30-vjeçare njëra që ka krijuar familje dhe duron tradhtinë e të shoqit dhe tjetra që i lejon vetes lirinë edhe përtej mundësive. Në fund një 22-vjeçare nuk e vret mendjen për lidhjet sentimentale që krijon. Këto histori të shkruara të autores Astrid Veillon rrëfehën sonte në skenën e vogël të Teatrit Kombetar nga Hajrie Rondo Marsela Lena Klea Konomi Klara Shehu Niada Saliasi për gratë e burgut 325.