E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grate e lojtareve te Dunde FC kalendar per te ndihmuar ekipin

Skoci

Jane njesoj bukuroshe si edhe koleget e tyre me te famshme angleze. Megjithate mund te thuhet pa frike se eags-at skoceze bashkeshortet dhe te dashurat e futbollisteve jane me bujare nese krahasohen me ato britanike. Me deshiren e mire per te ndihmuar partneret e tyre te cilet mbrojne ngjyrat e Dunde FC eags-at jane zhveshur. Skuadra eshte penalizuar vetem pak dite me pare me heqjen e 25 pikeve ne klasifikimin e Divizionit te Pare ne Skoci kategoria e dyte nje penalizim rekord. Gjithcka ka ndodhur per faktin se klubi ka nje borxh vlera e te cilit arrin ne 420 mije sterlina ndersa prej problemeve financiare Dunde FC kalon ne administrim per te dyten here brenda shtate vjeteve. Kjo ka bere qe bashkeshortet dhe te fejuarat e futbollisteve bardheblu te zbresin ne fushe ne tentativen qe te evitojne renien e skuadres ne Divizionin e Dyte kategoria e trete. Ato kane pranuar te bejne nje kalendar me foto hot ndersa perfitimet nga shitjet do te sherbejne per te ndihmuar financiarisht klubin e Dees i krijuar ne vitin 1893.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›