E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gratë e papuna të Edvinit ngulmojnë të na japin leksione punësimi

Shqipëria ka paradokse të çuditshme.Një nga paradokset më të njohura me të cilat përballet sot vendi është humbja e kohës me politikë bajate e gënjeshtare. Kurdoherë humbja e kohës është një punësim sidomos i atyre që bëjnë opozitë rruge për të politikë televizive. Një prej këtyre të punësuarve në kotësinë e politikës është padyshim socialistja Mimi Kodheli; që është punësuar nga Edvin Rama në konferencat e përditshme për llafo-shtyp. Vetë Mimi K. duhet ta dijë se është pjesë e një numri fiktiv me shumë shifra që egoarku Rama ka përdorur qëllimisht për të baltosur qeverinë. Zëdhënësja part-time e PS, Mimi Kordele-kuqe bën pjesë në palmaresin e atyre deputetëve që janë në politikë klonime të mirëfillta; si gjenetike po ashtu edhe politike të Edi Ramës e “politikës së re” të PS. I nevojiteshin shumë dele gjenetikisht tëmodifikuara si delja “Dolli” për të bërë “be-be-be”-në përpara kamerës. Megjithatë është një punësim me kohë të kufizuar vetëm 5 minuta. “Vetëm 5 minuta” si këngae famshme e Agron Berishës. Mirëpo këto 5 minuta në shkurt të vitit 2010 janë bërë pa dashje një paketë promocionale që opozita ofron si për politikanet e reja, qëme gjithë grimin e të stukuarin paqshëm në mollëza arrijnë të galvanizojnë rrudhat e ndonjë pensionisti që është ndaluar nga kohën e xhaxhit. Silazhi i Edvinit kërkon të propagandojë çdo gjë, përpos se në të shumtën e rasteve u del huq. Kësaj radhe deklaratat më shumë hipokrite sesa të habitshme të PS kanë si “temë” për t’i bërë anatemë “punësimit”, çka tregon haptazi për një lloj të veçantë papërgjegjshmërie. Shqiptarët i quajnë pa kujtesë opozita? A nuk ishin legjislaturat e kryesuara nga Partia Socialiste që jo vetëm nuk punësonte, por pakësonte vendet e punës si rrjedhojë e instalimit të sistemit të korrupsionit në vitet 1997-2005? çuditërisht kryefjala e këtyre ditëve politikë nuk është “hapja e kutive”, por fjala “krizë” katastrofiste, ndjellëse të së keqes me mallkimet pretencioze ditore në bahçen e selisë rozë.Ndërkaq punësimi është një argument ku Partia Socialiste jo vetëm që nuk e kishte në program të padukshëm të saj, mirëpo për kronikë punësimi ishte një nga “pikat” e programit të LSI-së; por ka sot pafytyrësinë të kërkojë për kapital politik të kërkojë llogari për papunësinë pa u pritur përgjigje. Kërkon pretenca akuzuese ndaj kundërshtarit për të thënë se unë ekzistoj, edhe pse me konferenca, mos shih formën por thelbin. Veçsefjalët e Mimit nuk kanë asnjë thelb, përkundrazi bazohen në hamendësime të krizësbotërore financiare, që për dreq të tyre Shqipëria e menaxhoi me sukses. Ne nuk jemi në krizë financiare. Statistikat tregojnë hapur se, vendi do të ketë për vitin 2010 një rritje ekonomike prej 3%, ndonëse parashikimet zyrtare flasin për një rritje prej 4.2%. Ekonomia e vendeve nuk matet me ndonjë markë të vecantë që eksporton, ajo ështënjë mekanizëm që krijon punë dhe mirëqenie. As nuk duhet harruar se krijimi i vendeve të reja të punës përbën një prej sfidave më komplekse të kësaj qeverie, e cila kërkon mbështetjen me politika stimuluese makroekonomike, një klimë të favorshme për zhvillimin e biznesit si dhe politika të shëndosha e të qëndrueshme arsimore. Sa bën PS për të favorizuar një stabiliteti politik, një qetësim struktural për biznesin? Përgjigja është e kuptueshme: asgjë; përkundrazi noton si një salmon qorr kur flet për rrjedhjen natyrale të ekonomisë dhe aspiratat legjitime të shqiptarëve. Duhet të kuptojmë se pas viteve ’90, me rënien e ekonomisë së centralizuar dhe me ndryshimin rrënjësor të sistemit politik e ekonomik ka ndryshuar në mënyrë të dukshme edhe struktura e tregut të punës. Pra qeveria nuk ka butonin magjik për të zgjidhur problemin e papunësisë. Ajo çfarë mund të bëjë ajo është ulja e ndjeshme e papunësisëDhe sot nuk mund të thuhet se qeveria e djathtë, me investimet kapilare të buxhetit të shtetit në infrastrukturë, nuk po bën një politikë punësimi. Do të ishte një miopi politike nga opozita mos hapja e syve ndaj përpjekjeve të qeverisë në këtë stad të financave....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›