E Diel, 1 Nëntor 2026

Koha për përfundimin e konsesusit të Perëndimit me Pekinin

Përpjekjet e vazhdueshme të Pekinit për t’i dhënë shtysë rritjes ekonomike po nëpërkëmbin të drejtat politike. Qeverisë kineze i duhet të përballet me vendimin për të filluar lejimin e qytetarëve të thjeshtë për të marrë pjesë në procesin politikA është duke u demokratizuar Kina? Liderët në vend nuk mendojnë për demokracinë si evropianët, por përkrahin zgjedhjet lokale, pavarësinë juridike dhe pavëmendjen e zyrtarëve të Partisë Komuniste Kineze. Deri ku do të shkojë liberalizimi i Kinës i kohëve të fundit dhe si do të duket politika e Kinës kur të ndalojë, këto janë pyetje të hapura. Kriza financiare po sfidon aftësinë Beijingut për të ngadalësuar fundin e saj me elitën e vendit, duke arritur deri te një kërcënim potencial, pikërisht tek sundimi i Partisë Komuniste Kineze. Duke qenë se Kina po ndërmerr reforma ekonomike që nga viti 1978, ekonomia e saj po rritet në një nivel deri tek 10% në vit dhe GPD tashmë është 12 herë më i madh se 3 dekada më parë. Mjaft analistë ia atribuojnë suksesin e zhvillimit ekonomik afrimit të saj me politikat origjinale që ka ndjekur – një kombinim i pasurisë së përzier, të drejtat themelore të pasurisë dhe ndërhyrja e duhur e qeverisë. Botuesi i revistës “Time”, Joshua Cooper Ramo i ka dhënë kësaj një emër: konsensusi Pekin.Por, në të vërtetë, këto 30 vitet e fundit, ekonomia kineze ka lëvizur pa gabuar vetëm drejt doktrinave të shitjes së ekonomisë neoklasike, me një forcë të madhe mbi politikën fiskale kursimtare, hapjes ekonomike, privatizimeve, liberalizimeve të marketeve dhe mbrojtjes së pasurisë private. Pekini ka qenë mjaft i matur në ruajtjen e një ekuilibri të buxhetit dhe mbajtjes së inflacionit në nivel të ulët. Programet e kategorizimit janë mbajtur në minimum dhe transfertat qendrore të qeverisë u kufizuan kryesisht tek shpenzimet për infrastrukturën.  Taksa mbetet në nivelin 20-25%. Vendi është marrësi i dytë në botë i investimeve të huaja dhe më shumë se 80% e ndërmarrjeve i janë dhënë krahut privat apo janë transformuar në kompani publike. Kështu, Partia Komuniste Kineze ka nevojë për ligjshmëri në kuptimin demokratik klasik të fjalës, është e detyruar të kërkojë performancë – kjo, e bazuar në legjitimim, duke përmirësuar në mënyrë të vazhdueshme standardet e jetës së kinezëve të thjeshtë. Deri tani, kjo strategji ka ecur më së miri, por ama ka shenja se nuk ka për të zgjatur, për shkak të të ardhurave në rritje dhe të ç’ekuilibrimeve të brendshme e të jashtme që ka krijuar. Politikat e Partisë Komuniste Kineze kanë çuar në kontrast të ardhurat e mëdha. Ajo që na shqetëson më shumë është se banorët e qyteteve në Kinë po fitojnë 3-4 herë më shumë se ata që banojnë në fshat, çka përcakton hendekun më të lartë të të ardhurave në botë.Por, si, atëherë, qeveria kineze është në gjendje të përshtatë parimet ekonomike neoklasike, ndërkohë që ende marksizmi pretendohet si një ankorim ideologjik? Përgjigjia është se Kina prej mëse 3 dekadash është e drejtuar nga një qeverisje pa interesa – një regjim i shkëputur, i paanshëm, me një pozitë neutrale kur rritet interesi mes grupeve të ndryshme politike e shoqërore. Kjo nuk do të thotë se Pekini ka qenë i mënjanuar nga vetë-interesi. Në kundërshtim me të, shteti shpesh është lakmitar kundrejt qytetarëve, por lakmia e tij mbetet “identitet i verbër” në kuptimin që Pekini nuk kujdeset për statusin shoqëror e politik të presë së zgjedhur – ndryshe nga mjaft qeveritarë të tjerë që veprojnë për të mbrojtur dhe për të pasuruar grupet specifike shoqërore dhe politike. Si rrjedhim, qeveria kineze ka qenë më e përshtatshme sesa regjimet e tjera autoritare për t’u përshtatur me politikat e rritjes ekonomike. Kinezët kërkojnë më shumë se fitimet ekonomike që arrijnë me të ardhurat e tyre në rritje. Kësisoj, bëhet shumë më e vështirë për Partinë Komuniste Kineze të mbajë ose të shkurajojë duke administruar vetëm magjinë e rritjes ekonomike. Në 30 vitet e fundit, Partia Komuniste Kineze ka përshtatur me qëllim grupe specifike të favorizuara apo krahina të ndryshme për të përkrahur reformat dhe rritjen ekonomike. Kjo ka ndihmuar që mungesa e interesit të partisë në fjalë nuk është vënë re nga grupe të caktuara apo krahina. Integrimi i Kinës në ekonominë botërore mbetet një rast më vete. Në fund të viteve ’70, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mezi prisnin ta sillnin Kinën në kampin e tyre si një zbutës kundër hegjemonisë së sovjetikëve dhe Kina e shfrytëzoi rastin. Kjo lloj përshtatjeje e hershme me politikën e “hapjes së derës” rriti rezistencën e brendshme: zona të veçanta ekonomike, si Shenzhen-i iu gëzuan një bollëku që zona të tjera e kishin zili. Për më tepër, modeli i rritjes prej Partisë Komuniste Kineze, kërkoi që Pekini të përqafonte strategjinë e çekuilibruar të zhvillimit që inkurajonte rritjen e shpejtë, duke lënë pas dore brendësinë; sot, pothuaj 90% e eksportit në Kinë vjen nga 9 provinca bregdetare.Hyrja e Kinës në Organizatën Tregtare Botërore më 2001 ishte një lëvizje e llogaritur mirë. Para hyrjes, besohej rëndom se Kina do të përjetonte politika të dhimbshme strukturore në shumë sektorë me qëllim që të bashkohej me këtë organizatë. Qeverisja qendrore aktualisht ka përshpejtuar bisedimet me anëtarët e organizatës. Përveç ngarkesës, ka caktuar sektorët e agri-kulturës dhe shitjes me pakicë, shtimin e eksporteve. Midis 2002 dhe 2007, eksportet kineze u rritën me 29% çdo vit, dyfishin e mesatares gjatë vitit 1990. Rritja astronomike e ekonomisë së Kinës ka çuar në një situatë të dyshimtë. Të tjera vende të zhvilluara kanë vuajtur nga kjo grackë – një situatë që shpesh ndodh kur një vend arrin një nivel prej 3-8 mijë $, ekonomia nuk rritet më, çekuilibri i pabarabartë rritet dhe shpërthejnë konfliktet shoqërore. Në vitet e fundit, përfshirja e qeverisë në ekonomi është rritur - më dukshëm sidomos me planin stimulues me një shifër prej 4 trilionë juanë (586 bilionë $). Investimet e qeverisë e ndihmuan Kinën të rriste GDP prej 9% më 2009, gjë që është brohoritur shumë; por në rrugën e gjatë, ekonomisë kineze po i zihej fryma duke ulur prodhimtarinë dhe duke grumbulluar sa më shumë investime private. Tashmë ekonomia varet nga kërkesa e jashtme, duke krijuar mosmarrëveshje midis partnerëve të mëdhenj. Duke ruajtur 52% e GDP dhe harxhimet, kjo ka çuar në një ulje historike. Qeveritë në shumë vende me demokraci të zhvilluar shpenzojnë më pak se 8% të të ardhurave vjetore në investime kapitale. Kjo shifër kap vlerën 50% në Kinë. Të ardhurat nga banesat si pjesë e të ardhurave kombëtare, po keqësohen, duke bërë që një pjesë e madhe e qytetarëve janë më të varfër, edhe pse thuhet se ekonomia është në rritje. Duke qenë se kinezët kërkojnë më shumë fitime ekonomike, teksa rriten të ardhurat e tyre, do të bëhet shumë e vështirë për GDP të frenojë apo të shkurajojë pakënaqësinë shoqërore duke administruar vetëm magjinë e rritjes ekonomike. Pavarësisht pushtetit absolut dhe lajmit për rritjen ekonomike, Partia Komuniste Kineze është përballur në mënyrë periodike me rezistencën prej qytetarëve të saj. Incidenti në Tiananmen në prill 1976, lëvizja e parë demokratike spontane në historinë kineze, lëvizja e 4 qershorit të vitit 1989 dhe mjaft protesta pasuese kanë provuar se kinezët janë të gatshëm për rezistenca të organizuara kur nevojat e tyre nuk preken nga shteti.  Monitorimi ndërkombëtar i çështjeve të brendshme kineze ka luajtur një rol të rëndësishëm; tani që është shfaqur si një fuqi globale, Kina papritmas po shqetësohet për legjitimitetin e vet në rang ndërkombëtar. Qeverisja kineze përpiqet t’ia dalë në krye me këto pakënaqësi në popull duke parashikuar “lehtësues dhimbjesh”, ku përfshihen programe që u adresohen shenjave të para të shqetësimit në popull, si qendra ripunësimi për punëtorë të papunë, programe emigrimi që me qëllim uljen e pabarazisë rajonale dhe më e fundit “lëvizja në fshat” për të përmirësuar infrastrukturën, kujdesin shëndetësor dhe edukimin në zonat rurale. Këto masa, sidoqoftë, janë shumë të dobëta për të shkurajuar ngurtësinë e grupeve të interesit që kërkojnë influencë në qeveri. Edhe pse biznesi privat ka njohur për një kohë të gjatë rëndësinë e përmirësimit të qeverisë për përfitime më të mëdha, ata nuk janë vetëm. Vetë qeveria dhe sipërmarrjet e kontrolluara nga shteti po formësohen me ritëm të shpejtë, duke përfshirë këtu edhe grupet e interesit. Nga njëra anë, qeverisjet lokale në Kinë sillen si shoqëri aksionere: ndryshe nga demokracitë e zhvilluara, ku një nga mandatet kyçe të qeverisë është të rishpërndahen të ardhurat për të përmirësuar mesataren e mirëqenies qytetare, qeverisjet lokale në Kinë thjesht ndjekin rritjen ekonomike. Më e rëndësishmja është që përpjekjet e vazhdueshme të Pekinit për të përkrahur rritjen e GDP në mënyrë të paevitueshme do të rezultojnë në shkeljen e të drejtave politike dhe ekonomike. P.sh. përvetësimet arbitrare të tokës janë ende mbizotëruese në disa qytete, bashkimet e klasës punëtore janë të ndrydhura dhe punonjësit duhet të kalojnë orë të gjata në kushte të pasigurta. Qytetarët kinezë nuk kanë për të heshtur përballë shkeljeve të tilla dhe pakënaqësive të tyre që kanë për të çuar në rezistencë periodike. Qëkur, disa forma ndryshimi politik që lejojnë qytetarët e thjeshtë të marrrin pjesë në procesin politik ka për të qenë i nevojshëm. Reformat janë kryer këto 30 vitet e fundit dhe i janë përgjigjur krizave të pashmangshme. Rezistenca popullore dhe çekuilibrat ekonomikë tashmë po zhvendosen nga Kina drejt një krize më të madhe. Grupet e forta dhe të privilegjuara të interesit dhe qeverisjet lokale po bllokojnë rishpërndarjen e barabartë të dobive ekonomike në gjithë shoqërinë, në lidhje me pavlershmërinë e strategjisë së GDP në rritjen ekonomike.Një proces politik i hapur dhe përfshirës ka kontrolluar pushtetin e grupeve të interesit në demokracitë e zhvilluara si Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në të vërtetë, ky është saktësisht mandati i një qeverisje krejt të painteresuar - për të ekuilibruara kërkesat e grupeve të ndryshme shoqërore. Një qeverisje kineze më e hapur mund të mbetej e painteresuar, nëse institucionet e drejta demokratike do të viheshin në vend për të ruajtur grupet më të fuqishme. Por, kohët e fundit, nuk ka asnjë alternativë për një demokratizim më të madh nëse Partia Komuniste Kineze dëshiron të inkurajojë rritjen ekonomike dhe të ruajë stabilitetin shoqëror....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›