NATO, Ministrat e Mbrojtjes diskutojnë edhe për Kosovën
STAMBOLL-Në Stamboll të Turqisë vazhdon takimi dyditor i ministrave të NATO-s, në të cilin fokus do të jetë shqyrtimi i operacioneve në Afganistan. Por, në takim, siç raporton agjencia DPA, pritet që sot të diskutohet edhe për Kosovën, duke pasur parasysh vendimin e 1 shkurtit për reduktimin e trupave në 10200 dhe të konfirmohet se ky numër mund të reduktohet në 5700 trupa, deri në fund të vitit 2010, nëse situata në Kosovë mbetet e qetë. Takimi dyditor i ministrave të NATO-s nisi mbremjen e djeshme. (d.b/BalkanWeb)