E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klonimi i bojkotit, si një kontribut i pavend që vjen tek Rama prej Et’hem Rukës

Në konferencën e përditshme për shtyp të PS ka dalë hapur me një propozim anormal, të ulen në tryezë bisedimesh një politikan i profesionit dhe një piktor i dështuar atelieje që sillet si a-politikan. Socialisti Ethem Ruka, me pak fjalë një personazh i shkencës mediokre shqiptare është investuar të bëjë suflerin “Lord Chamberlain” midis Edvin Ramës dhe kryeministrit Berisha, ku kërkohet paturpësisht që kryeministri të shpërblejë “bojkotin” e Kuvendit me lëshime në sferën si politike, juridike dhe ekonomike. Një precedent që do të minonte demokracinë në të pritshmen, pasi çdo njeri legjitimohet të mos i njohë zgjedhjet se ashtu i shkon përshtat. Madje sajesa e kauzës është e favorshme për të bërë pazare politike në favor të institucioneve. Kjo është e pamundur në kushte normale, e jo më në kondita politike anormale.Mirëpo ka disa ditë që kryetari i PS Rama u dërgon sms jeniçerëve të medies për t’i fryrë qëllimisht një tryeze politike sipas orekseve të tij, ku kërkohet gjithçka; dorëzimi i qendrave të pushtetit për hir të rezolutës. Nuk është parë në asnjë histori që qeveria t’i lëshojë pe opozitës për hir të tekave të kësaj të fundit. Kësaj radhe është më keq, sepse mund të kuptohet si një shpërblim ose/dhe një përligje e bojkotit, kinse ashtu e thotë rezoluta e KiE, një rezolutë për të thënë të vërtetën vetëm rekomanduese dhe jo detyruese, për kryeministrin Berisha, i cili mund të mandatojë çdo njeri të partisë së vet të negociojë me palën tjetër. Po ashtu mund të bëjë edhe PS gjithsesi, mjaft që të arrihet një akord politik për rikthimin e bojkotuesve në Odën e demokracisë. Maxhoranca nuk mund ta shpërblejë bojkotin me zhvleftësimin e moralit të saj, krejt me një pazar të ulët, siç kërkon egoarku Rama.Atentatet e njëpasnjëshme të Edi Ramës kundrejt imazhit të Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare të KE janë një vijim baltosës i politikës së re. Kësaj politike që po i servir edhe socialistit Ethem Ruka, që më shumë se një biolog i ngjan adashit të tij në kohë Et’hem Toto, një kromozom bastard X që kërkon hedhjen në erë të sistemin për shkak se ego-ja tij është më e madhe se pranimi i realitetit. Et’hem Ruka duket të ketë pasur shumë kohë për të reflektuar pas botimit në 1999-n të librit që flet vetë "Klonimi, dilema midis vdekjes dhe përjetësisë", një libër biologjie që shumë mirë mund të analizonte kromozomet e komunizmit mendor të Edvin Kristaq Ramës. Fekondimi artificial është një specialitet i PS pasi kryqëzoi korrupsionin me pushtetin në kohën e qeverisë socialiste 1997-2005, ku Et’hem Ruka u shfaq si etalon i mediokritetit artizanal që fliste për biologji, paçka se duket se specializimi e çonte nga ndërzimi i kafshëve. Mirëpo tani nuk është koha e çiftëzimit të politikës ku të gjithë janë më të mirë, pasi është e vërtetë aksioma “kur shahesh-duhesh”, por nuk është momenti për dashuri platonike në presidencë. Mjerisht PS është në pikë të hallit pasi po i rrëshqet situata brenda partisë nga duart e Ego-arkut Rama. Asistet nuk janë të munduara për një opozitë që ka radikalizuar gjuhën politike deri në pikën e fundit. Ndërkaq Partia Demokratike është shprehur qartë se është e gatshme ta nisë dialogun me opozitën sapo kjo e fundit të vendosë respektimin e Kushtetutës së vendit, shtetin ligjor dhe rregullat e lojës për një vend demokratik. Deduksioni politik është i qartë: maxhoranca është e gatshme të nisë ngritjen e njëkomisionit parlamentar mbi hetimin e zgjedhjeve, asgjë më shumë. Nuk ka shpërblim, për asgjë......

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›