E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grate me Sejdiun

Urime kryetare pac fat e suksese.
Ky ishte urimi qe te dielen iu be Lirije Kajtazit nga disa gra anetare te Forumit te Gruas te LDKse para se te fillonte Kuvendi i Gjashte Zgjedhor ne Hotelin Grand ne Prishtine.

Skenari dihej. Vetem duhej monitorimi qe votueset mos te devijojne nga plani i pergatitur se kush do te zgjidhej per tu prire grave te partise se dyte ne vend.

Para se te fillonte procesi zgjedhor delegatet e Forumit te Gruas i pershendeti Sekretari i Pergjithshem Rame Manaj.

Ai ka thene se Kuvendi i Gruas i LDKse vjen me fillimin e zgjedhjeve ne kete parti zgjedhje keto qe sipas tij do ta zgjerojne dhe forcojne Lidhjen Demokratike te Kosoves.
Por si erdhi deri te zgjedhja e kryetares se re

Komisioni kandidues dhe Kryesia e Forumit kane propozuar Lirije Kajtazin per kandidate per kryetare ndersa Dega e Gjakoves ka propozuar kryetaren e FG te kesaj komune Mevlyde Saraci.

Sipas rregullores se punes se FG te LDKse kandidaturat duhet ti aprovoje Kuvendi Zgjedhor.

Gjate ketij aprovimi per Lirie Kajtazin kane votuar 218 delegate ndersa per Mevlyde Saracin vetem 18 delegate.

Me kete rast u vendos qe kandidatura e Saracit te mos pranohet fare dhe kryetarja e re te zgjedhet me aklamacion gjegjesisht me duartrokitje.

Gjate kesaj kohe disa gra kundershtuan procesin por per qetesimin e tyre u perkujdesen Sekretari Rame Manaj dhe anetari i Kryesise Ismet Beqiri te cilet disa here kane marre fjalen gjate punimeve te Kuvendit per tu shpjeguar grave se procesi po shkonte mbare.
Pas perfundimit te ketij procesi kryetarja e sapozgjedhur Lirije Kajtazi e cila njekohesisht mban postin e Zevendesministres se Kultures Rinise dhe Sportit deklaroi per Express se gjithcka ka shkuar sipas statutit dhe rregullores se punes.

Shkrimin e plote mund ta lexoni ne Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›