E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spin-offet injorojne AKPne

Kater ndermarrjet e privatizuara me spin-off special Hoteli Grand Miniera XIM Strezovci Miniera e Goleshit dhe Fabrika e duhanit ne Gjilan nuk i jane pergjigjur denimeve te aplikuara nga Agjencia Kosovare e Privatizimit. Se bashku ato u denuan me 19.6 milione euro pasi nuk i kishin permbushur zotimet per investime dhe punesim.

Megjithekete keto ndermarrje kane injoruar afatin prej nje muaji qe ua kishte caktuar AKP-ja per ti paguar keto gjoba. Saktesisht vendimin per ti denuar Bordi i AKP-se e kishte marre me 31 korrik dhe nga ky moment ndermarrjet kane pasur afat nje muaj.

Por me gjithe faktin se vendimi per ndeshkime financiare ndaj tyre u kishte shkuar me kohe ndermarrjeve zyrtare te AKP-se thone se deri me tani bleresit e ndermarrjeve nuk kane bere pagesat e gjobave ndonese ka kaluar afatit kohor prej 30 ditesh.

AKPja i ka njoftuar dhe ua ka derguar bleresve te ketyre ndermarrjeve vendimin per ndeshkimet financiare te shqiptuara ka thene Ylli Kaloshi zyrtar per informim ne AKP.

Sipas tij per te paguar gjobat bleresve te ndermarrjeve iu eshte dhene afat 30 dite qe nga pranimi i vendimit per ndeshkime financiare. Por deri me tani ne konton e AKP-se nuk eshte bere asnje pagese.

Kaloshi thote se Agjencia do te ndermarre te gjitha veprimet ligjore ne menyre qe te inkasoje ndeshkimet financiare ne baza mujore per diferencen e papermbushur te zotimeve.

AKP-ja eshte duke bere vazhdimisht vizita te rregullta ne ndermarrje per te percjelle se afermi gjendjen e tyre dhe konform permbushjes apo mospermbushjes do te aplikohen edhe masat ne baze te marreveshjes per zotime ka theksuar ai.

Ndryshe denimi ndaj ketyre kompanive pati ardhur pas vleresimeve te auditorit te jashtem dhe njesise per monitorim te spin-offeve speciale se keto kompani nuk i kane permbushur as per se afermi zotimet ne investime dhe numer te punesuarve. Gjithashtu Bordi i AKP-se e kishte marre kete vendim meqe ka konstatuar mospermiresim te situates ne keto ndermarrje.
Kryetari i Bordit te AKP-se Dino Asanaj pati thene se nuk mund tiu terhiqen aksionet ketyre ndermarrjeve pasi qe procedurat nuk e lejojne nje gje te tille. Por ato rrezikojne ti humbin aksionet nese nuk i kryejne obligimet financiare ndaj AKP-se.

Ne baze te ligjit ne fuqi AKP-ja do ti ndeshkoje kompanite qe nuk u permbahen afateve ligjore per permbushje te investimeve me 20 per qind te shumes se mjeteve te painvestuara.

Keshtu Hoteli Grand eshte ndeshkuar me mbi 5 milione euro pasi qe ne vitin 2006 kur ishte privatizuar ishte premtuar se ne te do te investoheshin 20.2 milione euro ndersa deri ne muajin shkurt te ketij viti AKP-ja ia ka pranuar si investime te realizuara vetem 1.2 milion euro.

Ne Minieren XIM Strezovc megjithese ishte premtuar se do te investoheshin 14.3 milione euro deri ne fund te vitit te kaluar jane investuar vetem 138 mije euro dhe ndeshkimi per pronarin e saj do te jete mbi 4 milione euro.

Per minieren e Goleshit pronari i se ciles eshte i njejte me XIM Strezovcin ishin premtuar investime 16.2 milione euro ndersa jane realizuar vetem 117 mije euro. Ndeshkimi per te do te jete mbi 5 milione euro.

Gjithashtu edhe per Industrine e duhanit ne Gjilan ishin premtuar investime 5.5 milione euro ndersa jane investuar vetem 1 milion euro dhe ndeshkimi qe AKP-ja do te aplikoje do te jete mbi 4 milione euro.

Ndryshe pas skadimit te afatit AKP-ja thote se do te ndermarre te gjitha veprimet ligjore ne menyre qe te inkasoje ndeshkimet financiare ne baza mujore per diferencen e papermbushur te zotimeve.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›