Grate me te fuqishme te botes se biznesit...
Indra Nooyi administratore e deleguar e kompanise Pepsi konfirmohet gruaja me e fuqishme ne boten e biznesit e ndjekur nga Andrea Jung e grupit te produkteve kozmetike Avon. Pas tyre renditen turkja Guler Sabanci e Sabanci Group dhe Irene Rosenfeld e Kraft Foods. Ne top-listen qe hartohet cdo vit nga Financial Times Azia dhe ShBA konfirmohen si vende te jashtezakonshme per ngjitjen e grave biznesmene. E vetmja italiane ne listen e 50 te parave eshte Emma Marcegaglia numri nje i grupit Marcegaglia dhe presidentja e konfindustrise italiane qe renditet ne vendin e 29-te. Tre italiane te tjera shfaqen ne listen alternative te femrave menaxhere te kompanive te medha por qe nuk kane detyren e drejtuesit. Behet fjale per Daniela Ricardi-n administratoren e deleguar te Diesel Monica Mondardini-n te grupit editorial LEspresso dhe Patrizia Grieco te Olivetti-t. Italia sipas asaj qe shkruan Financial Times eshte pas Gjermanise vendi qe u ofron me pak hapesire grave menaxhere ne krye te kompanive gjigande. Gjithmone e me shume gra ulen sot ne keshillat administrative te kompanive te te gjithe botes. Duke pare pengesat qe shume prej tyre u eshte dashur per te arritur pozicione te rendesishme dhe duke pare diferencen qe prania e tyre po ben ne boten e biznesit vetem suksesi i tyre eshte motiv per tu festuar. Ne te njejten kohe rendesia e tyre ushqen aspiratat e miliona grave dhe vajzave qe e shohin veten si lidere te se ardhmes shkruan Financial Times. Gjithsesi shton e perditshmja britanike duhet te kemi parasysh se ne kete bote qe dominohet nga meshkujt ne postet drejtuese administratoret e deleguara te listes sone perfaqesojne nje pakice avangarde.
E vetmja italiane Emma Marcegaglia eshte njekohesisht edhe e para grua qe mban detyren e presidentes se konfindustrise ne 100 vitet e krijimit. Ajo ka qene nje nga kritikueset me te medha te qeverise Berluskoni qe ka kerkuar reforma politike dhe ekonomike. Pothuajse te gjitha grate e listes shton Financial Times tregojne se aftesia me e madhe menaxheriale qendron ne zgjedhjen e personave te duhur. Per me teper Financial Times ve ne dukjen ngjitjen gjithmone e me lart te Kines me Dong Mingzhu te Gree Electric te pozicionuar ne vendin e peste Cheung Yan e Nine Dragons Papar ne vendin e nente dhe Wu Yajun nje nga grate me te fuqishme te Kines ne vendin e 47-te. 50 grate jane zgjedhur ne baze te kohezgjatjes dhe rezultateve te arritura ne punen e tyre. Gjykimi eshte dhene duke mbajtur parasysh faktore te ndryshem mes te cileve te dhenat biografike madhesine dhe kompleksitetin e kompanise pervecse shpirtin luftarak te gares.
3-shja e podit Indra NooyiNe kompanine Pepsi eshte ajo qe thote fjalen e fundit. Kur ishte e vogel thoshte cdo mbremje se cfare deshironte te behej kur te rritej. Ishte e ema qe e detyronte te bente dicka te tille. Ne gare ishte edhe motra e saj dhe mamaja ne fund u jepte si shperblim nga nje cope cokollate. Per Indra Nooyi-n ai cmim perfaqesonte nje copez besimi. Kur ishte studente Indra me origjine indiane ishte liderja e nje grupi te muzikes rrok. Grumbulloi leket pak nga pak dhe u transferua ne ShBA ku u diplomua me rezultate te shkelqyera ne Universitetin e Yales.
Emri Indra Nooyi eshte sinonim i suksesit. Ishte pikerisht ajo qe drejtoi nje kompani si Pepsi gjate nje prej periudhave me te veshtira te historise fale shpirtit te iniciatives guximit per te perballuar rrezikun dhe pergjegjesise ne zgjedhjet e saj. Por emri i saj eshte edhe sinonim i humanizmit dhe vlerave autentike sic shkruan nje gazete indiane. Fale ketij kombinimi eshte bere nje shembull ne Indi si per grate ashtu edhe per burrat.
Andrea JungE ashper me veten dhe e sjellshme me te tjeret. Kjo eshte Andrea Jung e Avon-it. Keshilla me e mire qe ka marre ndonjehere ka qene Mendo sikur te largojne nga puna por gjej gjithe energjine per te rifilluar. Kete i kishte thene nje miku i saj kur Avon po kalonte nje periudhe krize. Te gjithe te duan por nese nuk ndryshon situaten mund te te largojne nga puna. Vepro sikur te kane pushuar nga puna dhe kthehu sikur te kane thirrur me pergjegjesine per te shpetuar kompanine jane fjalet qe zonja Jung i mban mend mire qe nga viti 2005 kur ia thane. Ne fakt kur Andrea Jung nisi te punonte shume kompania filloi serish ta merrte veten. Iu desh te luftonte dhe te mendonte mire per shume situata tregon ajo. Jeta e saj nuk ka qene e lehte. Megjithate ambicia e ka bere qe te ece kaq larg me origjine kineze Andrea u diplomua shkelqyeshem ne Universitetin e Princeton. Ne fillim ishte nje nga me te rejat e kompanise. Per pese here radhazi Forbes e ka renditur Jung mes 50 grave me te fuqishme te botes.
Guler SabanciGuler cilesohet si gruaja e rekordeve qe njihet nga e gjithe bota. Eumlshte administratorja e deleguar e Sabanci Group aglomerati i dyte industrial dhe financiar me i madh ne Turqi. Rreth 48 mije punetore dhe 70 shoqeri qe mbulojne fusha te ndryshme te biznesit nga bankat te makinat nga tekstilet te hotelet. Perandoria e nisur nga gjyshi i Guler Haci Omer Sabanci nisi me nje kompani te vogel pambuku te ngritur me parate e fituara ne plantacionet e pambukut. Qe atehere nga nje vit ne tjetrin Sabanci Grup eshte rritur me hapa gjigande. E lindur ne vitin 1955 ne Stamboll Guler Sabanci ka studiuar ne TED Ankara College dhe me vone u diplomua per administrim biznesi ne Universitetin Bo287azici te Stambollit.