E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rekord historik Shqiperia e 58-ta ne renditje

FIFA

Si kurre me pare renditja e FIFA-s e shikon Shqiperine ne vendin e 58-te. Nje rekord me vete per kombetaren tone e cila pozicionin e saj me te mire ne histori e ka pasur me 2006-n ku u klasifikua e 62-a ne bote edhe fale ndryshimit te kritereve te perllogaritjes nga FIFA. Eumlshte ky nje nga lajmet me te bukura qe perfaqesuesja jone mund te merrte ne kete fundviti pas sherimit te trajnerit Josip Kuzhe nga hemorragjia cerebrale ne tru nga e cila vuajti ne ditet e javet e para te tetorit. Ne renditjen e muajit tetor 2010 te publikuar me 17 nentor Kombetarja jone pozicionohet ne vendin e 58-te ne kuoten e 520 pikeve duke u ngjitur keshtu 7 vende ne krahasim me muajin shtator kur renditej e 65-ta. Ky eshte nje hap gjigant i hedhur nga futbolli shqiptar ne arenen nderkombetare. Mund te konsiderohet nje vit i kenaqshem futbollistik ky i skuadres se Josip Kuzhese e cila ka regjistruar nje humbje te vetme 2-0 ne Bjellorusi. Edhe ne renditjen kontinentale te UEFA-s Shqiperia ngjiti dy vende dhe tani eshte e 33-ta nga 53 federata europiane - nje muaj me pare renditej e 35-ta dhe ka mundur te lere pas dhe emra te tille si Belgjika e 35-ta Polonia e 36-ta Maqedonia e 39-ta Finlanda e 42-ta apo dhe Qipro e 44-ta. Vendi i 58-te eshte pozicioni me i mire i Shqiperise per vitin 2010 qe e nisi nga vendi i 97-te ne janar te ketij viti duke fituar 41 vende. Nderkohe qe renditja e FIFA-s kryesohet nga Spanja ne vend te pare e ndjekur nga Holanda Brazili Gjermania Argjentina.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›