E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grate ne politike OSBE Sanksione per moszbatimin e 30-shit

OSBE u ben thirrje partive politike te zbatojne ligjin per kuoten 30 per qind te grave ne listat zgjedhore. Kreu i OSBE-se Eugen Wolfarth pohoi gjate konferences kombetare me teme Perballja me stereotipat gjinore se nje barazi me e madhe mes burrave dhe grave eshte jetesore per arritjen e sigurise prosperitetit dhe standardeve te plota demokratike dhe keshtu edhe per sigurine dhe stabilitetin ne zonen e OSBE-se.

Duhet nje barazi me e madhe mes burrave dhe grave. OSBE nxitjen e barazise gjinore e ka prioritet. Te gjitha partite politike duhet te krijojne kushte per nje perfaqesim te denje te grave. Jemi vetem 26 jave larg zgjedhjeve vendore dhe perqindja e grave ne keshillat bashkiake duhet te rritet. Te gjitha partite duhet te respektojne kodin - tha ai. Madje kreu i OSBE-se ka pohuar se duhet te ndiqen sanksione me te rrepta per keto subjekte pasi gjoba prej 300 dollaresh eshte e pakonsiderueshme. Duhen me shume vepra. Nderkohe qe duhet te zbatohen sanksione me te rrepta ndaj subjekteve partiake pasi gjoba per mosrespektim te Kodit eshte nje praktike e vjeter. Duhet te behen ndryshime perpara zgjedhjeve vendore - deklaroi Wolfarth. Edhe Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli pjesemarrese ne kete takim pohoi se duhet te rritet perfaqesimi i grave ne pushtetin vendor. Nese kemi pasur permiresim ne perfaqesimin e gruas ne Parlamentin e Shqiperise une nuk besoj se nje gje te tille ne e kemi arritur ne nivel lokal dhe cdo gje duhet filluar sipas hierarkise. Une e di qe nuk eshte e lehte po jam e bindur qe eshte e mundur. Se pari duhet te bind strukturat tona partiake dhe se dyti tu japim nxitje zonjave qe mendojne dhe besojne se ato mund te japin nje kontribut ne jeten lokale - tha Kryeparlamentarja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›