Koci Rama nuk pranon mendimin ndryshe ne PS
Kryetari i PSV-se Petro Koci akuzoi dje kreun e PS-se Edi Rama per mungese demokracie brenda forces me te madhe opozitare ku ai theksoi kryesisht mungesen e mendimit ndryshe. Duhet nje politike e mesazhe pranimi te mendimit ndryshe ne PS dhe perfaqesuesve kryesore te saj dhe se dyti duhet te shpalosen qendrime te reja ndaj vlerave te pamohueshme te politikes se PS-se edhe ne periudhen kur nuk e drejtonte partine Edi Rama. Kete e them ne nje format shume dashamires dhe keshillues si socialist dhe si drejtues i PSV-se - tha Koci. Keto fjale te tij erdhen pas pyetjeve te gazetareve nese eshte e mundur nje bashkim i se majtes. Gjithashtu Koci shprehu se iniciativa e bashkimit duhet te merret ne radhe te pare nga z. Rama por duke bere me pare disa ndryshime sipas tij qe jane te rendesishme per krijimin e aleances socialiste. Qe te arrihet kjo kerkohet force e madhe morale dhe shume kuraje qytetare. Natyrisht qe per ti sherbyer pajtimit dhe mirekuptimit kryetari aktual i PS-se ka avantazhin e iniciatives. Por PS-ja drejtohet dhe administrohet nga forumet dhe anetaret e vete kesaj force. Per realitetet brenda PS-se nuk vendosim ne nga jashte saj - tha Koci.