E Diel, 1 Nëntor 2026

Gratë për fitoren, në Minibashkinë 8 të Tiranës. Kryetarja e Kuvendit:Me ne,katër vitet e ardhshme, vitet e Shqipërisë moderne."

  Kryetarja e Kuvendit në Turin Gratë për fitoren zhvilloj një takim entuziast me gratë, zonjat, nënat, dhe të rejat e Minibashkisë 8, një nga vatrat e identitetit të Kryeqytetit.   Kryetarja e Kuvendit mori nga gratë tiranase, mbështetjen për vazhdimin e projekteve të mëdha, për vazhdimin e reformave në një Shqipëri që po ndryshon.
Kryetarja e Kuvendit tha se gjatë katër viteve të qeverisjes së mazhdorancës së djathtë, janë realizuar reforma të jashtëzakonshme në një kohë rekord. Ka qenë një periudhë e  e sfidave të mëdha, ka qenë një periudhë e fitimit të garave të forta, ka qenë periudhë e ndryshimit të realitet dhe imazhit të Shqipërisë.
 
Askush nuk ka mundur të realizojë aq shumë sa kemi realizuar ne gjatë kësaj periudhe. Hyrja në NATO. Dorëzimi i kërkesës për statusin e vendit kandidat. Rritje konomike, rritja e buxhetit, rritja e të ardhurave, rritja e turizmit. Shqipëria moderne në infrastrukturë, në energji elektrike, me ujë 24 orë në ditë. Shqipëria që shihet me dinjitet. Shqipëria që ka ndryshuar imazh, që shpreson. Shqipëria elektronike, e google-it, e internetit. Ishte një kohë shumë e shkurtër për të bërë gjëra kaq të mëdha.
Ndaj edhe unë them se nuk ka një vend tjetër dhe nuk ka një popull tjetër që të ketë bërë një rrugë kaq të gjatë në një kohë kaq të shkurtër.   Mandati i ardhshëm tha më tej Kryetarja e Kuvendit do të jetë vazhdimi i reformave të jashtëzakonshme në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë. Do të jetë vazhdimi i projektit të madh të Shqipërisë moderne.
                                    ( Fjala e plotë e Kryetares së Kuvendit )

 

 

   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›