Kryeministri i Kroacisë, Ivo Sanader siguron Presidentin Topi mbi heqjen e regjimit të vizave mes dy vendeve tona.

21 maj 2009
Zagreb, Kroaci
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Republikën e Kroacisë në krye të delegacionit shqiptar, u prit sot dhe pati një drekë punë me Kryeministrin kroat, Ivo Sanader.
Pasi shprehu kënaqësinë e veçantë për realizimin e kësaj vizite kaq të rëndësishme në Kroaci, e cila shërben si një shtysë e fuqishme për nxitjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve shumë të mira mes dy vendeve tona, Presidenti Topi theksoi nevojën për rritjen dhe intensifikimin e tyre dhe bashkëpunimit ekonomik, në mënyrë që këto marrëdhënie t’u përgjigjen edhe nivelit të shkëlqyer të dialogut politik.
Kryeministri Sanader, pasi i uroi mirëseardhjen Presidentit Topi dhe delegacionit zyrtar që e shoqëron, vlerësoi nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve mike, të cilat tashmë janë aleate dhe partnere strategjike në Aleancën e Atlantikut të Veriut dhe shprehu vullnetin politik të qeverisë që ai drejton për shtimin e shkëmbimit të vizitave të niveleve më të larta politike.
Të dy personalitetet e larta nënvizuan rëndësinë e shkëmbimit të takimeve dypalëshe, të zhvillimit të tryezave rajonale dhe zbatimit të projekteve të përbashkëta që shërbejnë për thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme si: ekonomia, energjetika, transportet, turizmi, kultura, etj. Në këtë kuadër do të ishte me interes heqja e plotë e regjimit të vizave, lëvizja e lirë e njerëzve dhe mallrave si dhe nxitja dhe zhvillimi i bashkëpunimit në fushën e turizmit ku një rol të madh do të luanin edhe vendosja e një linje direkte ajrore Zagreb-Tiranë dhe e një linje të mundshme detare Durrës-Rijeka apo përfundimi i Korridorit infrastrukturor Adriatiko-Jonian.
Zoti Sanader, pas kërkesës së Presidentit Topi se: ‘’çështjes së liberalizimit të plotë të regjimit të vizave i ka ardhur koha për t’u finalizuar, meqënëse vullneti politik ekziston’’, e siguroi Kreun e Shtetit shqiptar se një gjë e tillë do të bëhet sa më shpejt, duke e garantuar njëkohësisht se Kroacia do të japë gjithë ndihmën e nevojshme për përçimin e përvojës në drejtim të përmbushjes së të gjitha standardeve dhe realizimit të aspiratës integruese të vendit tonë në gjirin e familjes evropiane. Në këtë drejtim u theksua rëndësia e reformës në sistemin gjyqësor, pavarësia e tij si dhe bashkëpunimi mes institucioneve të pavarura të drejtësisë.
Presidenti Topi dhe Kryeministri kroat, Sanader ndanë të njëjtin mendim se anëtarësimi i vendeve tona në NATO në të njëjtën ditë konsiderohet si një ngjarje e rëndësishme historike si për Shqipërinë ashtu dhe për Kroacinë. Kreu i shtetit shqiptar theksoi se: ‘’ky anëtarësim është një vlerësim tepër pozitiv për ecurinë e reformave rrënjësore në të dy vendet dhe për kontributin shumë të rëndësishëm që Shqipëria dhe Kroacia kanë dhënë dhe japin për stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit të Ballkanit, si dhe për praninë e tyre përkrah misioneve ushtarake të NATO-s, në Afganistan, Irak, Bosnjë-Hercegovin뒒.
Gjatë kësaj dreke pune u diskutua edhe për realitetin e ri gjeopolitik në Ballkan pas krijimit të shtetit të ri të pavarur, demokratik e shumëetnik të Kosovës, ku orientimi i të gjitha vendeve të rajonit është stabiliteti i konsoliduar dhe zhvillimi i fuqishëm ekonomik, me lidhje të forta dhe partneriteti mes njëri-tjetrit dhe integrimi i plotë në strukturat euro-atlantike.