“Gratë përgjegjëse për tërmetet”

Një imam iranian ka fajësuar gratë, të cilat vishen dhe sillen në mënyrë jo të duhur, se janë përgjegjëse për tërmetet në Iran.
“Ka shumë gra, të cilat nuk vishen si duhet, i largojnë meshkujt nga rruga e drejtë, cenojnë integritetin e tyre dhe përhapin tradhtinë bashkëshorte në shoqëri, duke rritur rrezikun nga tërmetet”, deklaroi ajatollah Kazem Sedigi, imam i Teheranit, transmeton agjencia AP duke iu referuar medieve iraniane.
“Çka mund të bëjmë për t’u mos varrosur nën rrënoja? Nuk kemi zgjidhje tjetër vetëm që të gjejmë strehim në besim dhe të përshtatim jetën tonë me zakonet morale të Islamit”, ka thënë ai.
Ligji islamik që është në fuqi në Iran kërkon që gratë të jenë të mbuluara prej kokës e deri të këmbë, por shumë prej tyre, veçanërisht të rejat, nuk i respektojnë në tërësi këto dispozita.
Irani gjendet në një zonë sizmike dhe sizmologët lokalë qe shumë vjet paralajmërojnë se Teherani do të goditet nga tërmete shkatërruese në të ardhmen e afërt.