Pheniani përgatit test të ri bërthamor
Koreja e Veriut po përgatitet për testin e tretë bërthamor, i cili mund të zhvillohet në maj apo qershor, ka njoftuar sot kanali televiziv nga Koreja e Jugut, YTN, vepër kjo e cila do të izolonte edhe më shumë Phenianin dhe do të komplikonte edhe më shumë diplomacinë edhe ashtu të trazuar bërthamore.
Ministri i Jashtëm i Koresë së Jugut, Yu Myung-Hvan, hodhi poshtë këto raport, duke theksuar se Seuli nuk ka parë dëshmi se Pheniani po përgatitet për një test të ri.
“Nëse Koreja e Veriut do të zhvillonte përgatitje të tilla, do të ekzistonin rrethana, të cilat do të zbuloheshin. Por ne nuk kemi asnjë informatë se është duke ndodhur një gjë e tillë”, tha Hvan.
Sipas YTN, Pheniani përgatitjet për testin e tretë i ka filluar në janar. Koreja e Veriut ka tashmë mbi një vit që po bojkoton negociatat për çarmatosje bërthamore dhe ka kushtëzuar rikthimin në këto negociata me shfuqizimin e sanksioneve të vendosura nga OKB-ja, pas testit të fundit bërthamor, të cilin Phenianji e zhvilloi në maj të vitit të kaluar.
Këto sanksione kanë gjymtuar edhe më shumë ekonominë e Koresë së Veriut, e cila edhe para vendosjes së tyre ka qenë në gjendje të mjerueshme.