E Shtunë, 31 Tetor 2026

Discovery është nisur drejt Tokës

Anija kozmike Discovery ka nisur udhëtimin e kthimit nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës drejt Tokës. Discovery pritet të kthehet në 9 mars, duke përmbyllur kështu dhe misionin e fundit për tu vendosur përfundimisht në muzeum.

Dy anijet e tjera kozmike të NASA-s, Endeavour dhe Atlantis do t`i zhvillojnë udhëtimet e tyre të fundit në hapësirë në muajt prill dhe qershor.

Tërheqja e anijeve kozmike bëhet pas 30 vitesh në shërbim, kostos së lartë dhe prodhimit të modeleve të reja.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›