E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gratë urohen nga liderët

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka uruar me rastin e 8 Marsit - Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

“Në emër të LDK-së dhe në emrin tim personal, dua që t’ju shpreh urimet më të sinqerta me rastin e festës së 8 Marsit!”, thuhet në mesazhin e urimit.

“ LDK-ja i kushton rëndësi të veçantë pozitës së femrës në shoqërinë tonë, duke konsideruar se emancipimi dhe përparimi i një vendi është i paimagjinueshëm pa përfshirjen e gruas ne qeverisje dhe në vendimmarrje. LDK-ja do të angazhohet për fuqizimin e gruas kosovare, do të anhgazhohet, si edhe deri më tani, për të garantuar të drejtat e gruas dhe për të luftuar edhe diskrimiminim më të vogël në baza gjinore", thuhet ndër të tjera në mesazhin e urimit të kreut të LDK-së Isa Mustafa.

Edhe kryeparlamentari Jakup Krasniqi ka uruar gratë me rastin e 8 Marsit.

“Duke vlerësuar lart figurën e gruas dhe të nënave, shfrytëzoj rastin të uroj përzemërsisht festën e 8 Marsit, Ditën Ndërkombëtare të Gruas” shprehet Krasniqi.

Krasniqi shton se gratë në Kosovë kanë luajtur një rol dhe kanë dhënë kontribut të madh për shoqërinë drejt zhvillimeve politike dhe kulturore në vend, andaj meritojnë nderime dhe respekt.

“Pa fuqizimin e rolit të gruas në vendimmarrje nuk mund të kemi shoqëri demokratike. Andaj, inkurajoj të gjitha femrat që të mos ndalojnë në rrugën e tyre për të zënë vendin e tyre të merituar në shoqëri” shprehet Krasniqi në telegram urimi./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›