E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grekët: Duam varreza greke në Pogradec

POGRADEC-Pas varrezave të ushtarëve grek në Kosinë dhe në Bularat, duket se “oreksi” i palës greke sa vjen e shtohet. Edhe pse nuk është një kërkesë zyrtare, një prej organizatave më të njohura për mbrojtjen e “Epirit të Veriut”, SFEVA, ka kërkuar pak ditë më parë që qeveria greke të marrë seriozisht në konsideratë ndërtimin e një varreze greke në zonën e Pogradecit. Kërkesa në fjalë është bërë pak ditë më parë, kur përfaqësues të kësaj organizate kanë qenë të pranishëm fillimisht në fshatin Polenë të Korçës, ku së bashku me Konsullin Grek të Korçës kanë zhvilluar një ceremoni në ambientet e kishës së fshatit për nxënësit e shkollës greke.
Në pllakën e memorialit shkruhet në gjuhën greke: “Varr i përbashkët i katër ushtarëve grek që kanë rënë gjatë luftës 1940 - 1941, në betejën e Pogradecit. Kockat i mblodhën dhe i sollën këtu, të krishterët e Pogradecit”. Ndërkaq, anëtarët e SFEVA-s kanë shfrytëzuar këtë rast për të kërkuar nga qeveria greke krijimin e një varreze zyrtare në këtë zonë. (Lajmi i plote sot ne Gazeta Shqiptare)

(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›