E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vulin u jep shpresa serbëve në veri

Pas paralajmërimit të serbëve të veriut se ata do të përpiqen të pengojnë zbatimin e IBM-it, Vulin ka thënë se qeveria do t;i dëgjojë qëndrimet e tyre

Drejtori i zyrës për Kosovën ka sqaruar se “kjo qeveri dallon nga qeveria paraprake për shkak se me mirëkuptim me vëmendje shikon qëndrimet e serbëve të veriut dhe ato të serbëve të tjerë në Kosovë”, njofton B92, raporton Koha.

"Ne çdo vendim të serbëve të Kosovës do ta shqyrtojmë me vëmendje dhe do të shikojmë se çfarë mund të bëjmë me të. Por, natyrisht se qeveria do të respektojë detyrimet veta ndërkombëtare dhe çdo gjë që do të bëjë do të punojë në interes të serbëve në Kosovë”, ka thënë Aleksandër Vulin /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›