E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bonot, afati i perdorimit skadon per dy vite

Bonot e privatizimit mund te perdoren per qellimin me te cilin jane emetuar deri me 31 dhjetor te vitit 2010. Ne vitin 2005, Parlamenti ka shtyre afatin e perdorimit te tyre. Mirepo qe nga koha kur u shty afati i perdorimit te tyre, ende nuk ka aktivizim real te bonove ne privatizimin e prones publike. Megjithate, aktivizimi i bonove ne procesin e privatizimeve nuk eshte aq i thjeshte, pasi kerkon gjithashtu edhe licencimin e fondeve te investimeve nga Komisioni i Letrave me Vlere. Deri me tani, nuk ka asnje fond te tille te licencuar, per te investuar letrat me vlere. Fondi i vetem "Anglo-Adriatika" ne kete fushe, humbi te drejten per t'u aktivizuar ne privatizime nepermjet bonove, per shkak se, leja e aktivitetit skadoi ne vitin 2000, nderkohe qe qeverite e meparshme nuk i dhane te drejte blerjeve te prones publike me bono. Bonot e privatizimit mund te perdoren per qellimin me te cilin jane emetuar deri me 31 dhjetor te vitit 2010. Ne vitin 2005, Parlamenti ka shtyre afatin e perdorimit te tyre. Mirepo, qe nga koha ku u shty afati i perdorimit te tyre, ende nuk ka aktivizim real te bonove ne privatizimin e prones publike.

Gjendja e bonove te privatizimit:

Te shperndara 51 229 000 000 ose 68,3%

Te pashperndara 23 748 000 000 ose 31,7%

Totali 74 977 000 000 ose 100%

Te perdorura ne privatizim 10 935 193 000 ose 14,6%

Te paperdorura 64 041 807 000 ose 85,4%


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›