E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ripercaktimi i multilateralizmit

Nga Robert B. Zoellick

President i Bankes Boterore

Shtatori dhe Tetori jane duke u pershtatur per te qene muajt me te veshtire te nje viti te rrezikshem. Nje situate e veshtire ne tregjet financiare, kredise dhe shtepive te banimit. Stresi i vazhdueshem i cmimeve te larta te ushqimeve dhe cmimet e naftes dhe rreziqet per varferine dhe kequshqimin. Shqetesimet mbi ekonomine globale.

Ngjarjet e shtatorit dhe tetorit mund te jene nje pike kthese per shume vende ne zhvillim. Si perhere, te varfrit jane me pak te mbrojtur. Zerat rreth botes jane duke fajesuar tregjet e lira. Te tjeret jane duke pyetur per deshtimet e institucioneve qeveritare. Ne nuk mund te kthejme mbrapa oren per globalizimin. Keshtu qe ne duhet te mesojme mesimet nga e kaluara, ndersa ne po ndertojme te ardhmen. Ne duhet te modernizojme multilateralizmin dhe tregjet per nje ekonomi boterore qe ndryshon.

Globalizimi dhe tregjet e sotme reflektojne ndryshimet vigane ne teknologjine e informacionit dhe komunikacionit, financat dhe fluksin e tregtise, levizshmerine e fuqise punetore, dhe forcat e reja dhe te medha konkurruese. Fuqite e reja ekonomike jane duke u ngritur, duke i bere ata zoterues te aksioneve ne sistemin global. Ata duan qe te degjohen.

Tregjet financiare dhe bizneset private do te vazhdojne te jene drejtuesit me te forte te rritjes ekonomike dhe zhvillimit global. Por sistemet e zhvilluara financiare boterore, vecanerisht ne SHBA, kane zbuluar nje dobesi verbuese. Arkitektura nderkombetare e paracaktuar per tu marre me rrethana te tilla eshte duke kercitur.

Multilateralizmi i Ri duhet te jete nje rrjet fleksibel. Ai duhet te shtoj ne maksimum forcen e institucioneve te nderlidhura, publike dhe private. Ai duhet te jete orientuar rreth zgjidhjes pragmatike te problemeve qe kujdeset per bashkepunimin.

Multilateralizimi yne i Ri duhet te mbeshtetet mbi nje ndjenje te ndarjes se pergjegjesise per shendetin e ekonomise politike globale dhe duhet te perfshije ato qe kane nje peshe te madhe ne kete ekonomi. Ne duhet te ripercaktojme shume me gjere multilateralizimin ekonomik, pertej fokusimit tradicional mbi financen dhe tregtine. Sot, energjia, ndryshimi i klimes, dhe stabilizimi i shteteve ne periudhen post-konflikt jane ceshtje ekonomike. Ato jane tashme pjese e sigurise nderkombetare dhe dialogut rrethues. Gjithashtu duhet te kete shqetesim per multilateralizimin ekonomik.

Multilateralizmi i Ri do te mbeshtetet mbi lidershipin kombetar dhe bashkepunimin. Por G-7 nuk eshte e mjaftueshme. Ne kemi nevoje per nje grup me te mire per nje kohe te ndryshme; nje grup-berthame i ministrave te finances te cilet do te marrin persiper pergjegjesine per te parashikuar ceshtjet, te shkembejne informacionin, te mobilizojne perpjekjet per te zgjidhur problemet, dhe te pakten te administrojne ndryshimet.

Ne duhet te marrim ne konsiderate nje grup te ri drejtues duke perfshire Brazilin, Kinen, Indine, Meksiken, Rusine, Arabine Saudite, Afriken e jugut dhe G-7 aktuale, per te mbajtur dialogun formal dhe informal. Grupi jo vetem duhet te zevendesoje G-7 me nje G-14 me numer te percaktuar, dhe duhet te zhvillohet per t'iu pershtatur ndryshimit te rrethanave. Ne kemi nevoje per kete rrjet ne menyre qe problemet globale nuk do te fshihen pas faktit, por do te paraprihen. Grupi drejtues do ti duhet akoma te punoje neper institucionet nderkombetare te ngritura, por berthama e grupit do te rrise mundesine qe vendet te mblidhen se bashku per te zgjidhur problemet.

Pikerisht perderisa kriza financiare ka qene nderkombetare per arsye te bashkekomunikimit te dobet boteror, reformat duhet te jene multilaterale. Qofte permes nje Forumi te gjere te Stabilitetit Financiar me Fondin Monetar Nderkombetar ose grupin drejtues, kjo ceshtje e mbikeqyrjes financiare do te duhet te zgjidhet ne nje kontekst me te gjere multilateral.

Rrjeti i ri Multilateral duhet gjithashtu te lidhe energjine dhe ndryshimet e klimes. Neve na duhet nje "marreveshje globale" midis prodhuesve dhe konsumatoreve me te medhenj te energjise. Ketu mund te kete nje interes te perbashket ne administrimin e nje cmimi kufi i cili bashkerendon interesat ndersa kalon drejt strategjive me rritje te ulet te karbonit, nje dosjeje me te gjere te furnizimeve dhe ne sigurie me te madhe nderkombetare.

Nje marreveshje mbi ndryshimin e klimes gjithashtu do te duhet te mbeshtetet nga mjete te reja. Neve na duhen mekanizma te rinj per te mbeshtetur pyllezimin, zhvillimin e teknologjive te reja dhe te inkurajojme perhapjen e shpejte te tyre, duke siguruar mbeshtetje financiare per vendet me te varfra, asistimi me pershtatjen, dhe forcimin e tregjeve te karbonit.

Marrja me pasojat ekonomike do te jete nje prej pergjegjesive me kryesore te presidentit te ardhshem amerikan. Por kjo pune nuk eshte vetem per Ameriken.

Multilateralizimi eshte nje menyre per te zgjidhur problemet midis vendeve, me grupin ne tavoline qe eshte ne gjendje te marre nje veprim konstruktiv njeheresh. E ardhmja paraqet nje mundesi te mbuluar ne nje domosdoshmeri: te modernizojme multilateralizmin dhe tregjet.

Publikuar dje ne "The International Herald Tribune"


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›