E Shtunë, 31 Tetor 2026

Azia, solidarizohet per krizen globale

Udheheqes te vendeve aziatike dhe atyre evropiane i dhane nje dite me pare takimi dy-ditor ne Pekin, ku diskutuan per zgjidhjen e krizes globale financiare. Ata thane se, perpjekjet aktuale nuk jane te mjaftueshme dhe se nevojitet bashkepunim i metejshem per kete ceshtje. Udheheqesit e me teper se, 40 vendeve aziatike dhe evropiane bene nje deklarate te perbashket, me thirrjet per perpjekje te koordinuara per zgjidhjen e krizes financiare. Udheheqesit u zotuan se, do te japin ndihmen e tyre ne perpjekjet per reformimin e sistemeve nderkombetare monetare dhe financiare. Ne nje deklarate, i behej gjithashtu thirrje Fondit Monetar Nderkombetar, qe te luaje nje rol udheheqes, per t'i ndihmuar ekonomite e vendeve te ndryshme te botes te rimekemben. Kryeministri kinez Wen Gjiabao tha se te gjitha vendet duhet te tregojne besim, prirje per bashkepunim dhe pergjegjesi per kapercimin e krizes. Ai tha se vetem permes bashkepunimit vendet e ndryshme do te kishin fuqine per kapercimin e veshtiresive. Ai thote se besim do te thote qe te gjitha vendet, vecanerisht ato te zhvilluara, duhet ta marrin me shpejtesi masa te rendesishme per stabilizimin e tregjeve financiare, per t'i bere njerezit qe te kene me teper besim. Kjo deklarate behet ne perfundim te takimit dy-ditor mes perfaqesuesve te vendeve aziatike dhe atyre evropiane, qe mbahet me synimin per te rritur mirekuptimin dhe bashkepunimin mes kontinenteve. Ky takim zhvillohet nje here ne dy vjet, ne kushte normale, vetem per te diskutuar per ceshtjet kryesore qe lidhen me ekonomine. Por ne kushtet e krizes financiare, takimi kete vit u perqendrua tek gjetja e nje zgjidhjeve per kete ceshtje. Wen tha se, megjithese ekonomia e Kines nuk eshte demtuar rende nga kriza, ndoshta ajo mund te perjetoje pasoja, me ngadalesimin e kerkeses globale.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›