Grekët mësyjnë sërish në Boboshticë

Gjatë ditës së djeshme, përfaqësues të shumtë të ardhur nga Greqia me autobusë, përveç rrugës së betonizuar të ndërtuar mbi varre, kanë shkelur edhe mbi eshtrat e të rënëve të mbetur në këto varreza.
E gjithë kjo bëhet për nder të dy ushtarëve grekë që besohet se janë vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore në këtë fshat, megjithëse nuk ka të dhëna konkrete.
Madje, atje është ngritur edhe një memorial dhe një kryq i madh. Të paktën tre autobusë kanë zbarkuar në fshatin Boboshticë, dhe dhjetëra makina, ku kanë vënë kurora lulesh mbi memorialin e ri të ndërtuar mbi varreza thuajse 200 vjeçare.
Gjatë ceremonisë është zhvilluar edhe mesha, e cila nuk mund të imagjinohet të ketë ndonjë fjalë shqip. Atje është kënduar edhe himni grek dhe është mbajtur një minutë heshtje për të nder të dy ushtarëve, që nuk dihet mirë nëse kanë ndërruar jetë në këtë vend gjatë luftës italo-greke në vitin 1941. /Start/
2011-10-31 08:51