E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lushnjë, vetëhelmohet një çift bashkëshortësh

Sipas burimeve nga policia, bashkëshortët janë dërguar menjëherë në spitalin e Lushnjës, por megjithë ndërhyrjen e menjëhershme të mjekëve 43-vjeçarja Majlinda Mehmeti nuk ka mundur të mbijetojë. Ndërkohë bashkëshorti i saj, Pandeli Maka, ndodhet i shtruar në gjendje të rëndë.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa dyshohet se shkak i vetëhelmimit të dyfishtë të jetë depresioni i thellë që kishte përfshirë çiftin pas humbjes së djalit të tyre 21-vjeçar në një aksident rrugor të ndodhur pak kohë më parë.
/Start/E.B/

                                                                                             2011-10-30 22:12
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›