Grekët sfidojnë kaosin financiar, aktivitete për të festuar hënën e plotë
Greqi- Edhe pse Akropoli nuk do të jetë i hapur për publikun gjatë natës, një shumllojshmëri koncertesh, shfaqje dhe evente të tjera janë planifikuar të mbahen në vendet arkeologjike, muzetë dhe objektet e tjera në të gjithë vendin në mbrëmjen e së premtes më 31 Gusht.
Kohë kur do të shfaqet hëna e dytë e plotë e këtij muaji, një fenomen i njohur si hëna blu që ndodh çdo 2-3 vjet. Ngjarja popullore e verës duket se është e paprekur nga kriza e vazhdueshme ekonomike duke pasur parasysh se rreth 120 vende do të hapin dyert për rastin nga 40 të tilla të një viti më parëm teska Ministria e Kulturës po ofron gjithçka falas.
Evente janë planifikuar të mbahen në Athinë me grupe muzikore dhe filarmoninë e këtij qyteti. Disa vende do të mbeten të hapur për vizitorët deri në mesnatë, përfshirë Dion-in, Olimpia-n dhe Knossos, si dhe pallatin e Rodos-it. Një listë e plotë e ngjarjeve të planifikuara është në dispozicion në faqen e internetit të Ministrisë së Kulturës në www.culture.gr.
Dorina Bilbili/IDEA/