Kompania e ndërtimit na shkatërron shtëpitë, Bashkia e Fierit hesht
Fier- Një familjeje në Fier i kanë prishur banesën. Në fakt një kompani ndërtimi ka prishur gjysmën e pallatit, për të ndërtuar një të ri, duke shkatërruar për pasojë edhe gjysmën tjetër.
Pasi ka mbetur jashtë dyerve të bashkisë së qytetit kur nuk i kanë dhënë zgjidhje, ajo drejtohet me një thirrje publike për ndihmë. Gazeta IDEA po publikon denoncimin dhe apelin publik të kësaj familjeje.
Une qe po ju shkruajme jam pjesetar i Familjes Agalliu.
Pallati ku familja Agalliu jeton, ka qene nje pallat 2 katesh ku jetonin 8 familje. 2 Hyrje me nga 4 apartamente, i ndertuar ne vitin 1958. Ne jemi banore te ketij pallati qe prej ketij viti. jemi pronare me tapi te rregullt. E themi, ka qene, pasi me rastin e Kurban Bajramit Z. Baftjar Zeqaj dhe Bashkia Fier me veprimet antiligjore dhe mosveprimet e saj e ka bere te mos jete me keshtu. Bashkia Fier ka lejuar shembjen ne mese te dites pikerisht ne diten e Bajramit e ¾ te ketij objekti. Bashkia Fier na ka cenuar pronen ka cenuar te drejten me themelore, ate te prones. Bashkia Fier na ka cenuar te drejten e te jetuarit normal pasi tashme prona jone shtepia eshte e pa banushme. Muret e saj jane care. Shume shpejt aty nje firme ndertuese, e cila ka bere kete prishje do te hape nje grop 2 kate nen toke, per te ngritur nje godine 7 kate te larte dhe banesa jone prej 120 m2 rrezikon te fundoset bashke me ne sepse keshtu deshiron z. Baftjar Zeqaj, i korruptuari dhe fatekeqesia e ketij Qyteti.
Banesa jone gjendet ne Lagjen 11 Janrari ne qytetin e Fierit ne Rrugen e Vlores ngjitur me sallonin e mobiljeve Murebest. Kjo gje po ndodh jashte cdo logjike, jashte cdo ligji urbanistik (sharrohet nje pallat ne mes). Firma e ndertimit nuk ka marre kurre nje leje e as ka biseduar fare me ne qe jetojme ne kete godine. Jemi ankuar ne Bashkine Fier me daten 13/08/2012 dhe pergjigja ka qene do ju njoftojme sa me shpejt e asgje me shume. Per me shume nuk na lejojne te hyjme ne Bashkine Fier. Nuk na japin asnje shpjegim. Tashme ne jetojme ne nje banese te pa banushme per shkak te shkeljeve ligjore e korrupsionit qe behet ne Bashkine Fier. Drejtori i Inspektoriatit te ndertimit Bashkia Fier sna pret ne zyre, e pervec kesaj ka nje sjelle arrogante te nje njeriu rruge, sepse normalisht ka marre leke e sna jep asnje sqarim, ndersa Baftjar Zeqaj eshte i pakapshem se eshte kryebashkiak dhe smund te takohet me qytetaret e thjeshte si ne pasi jemi pa vlere per te. Jemi pa vlere se skemi leke dhe vleresimi nga Baftjar Zeqa i njerezve behet nga pasuria dhe leket qe ata mund ti japin atij. Nga momenti ne moment rrezikojme qe banesa prona jone te na zere brenda.
Miq dhe Mikesha ju lutem te gjithe te bashkuar mund ta publikojme kete lajm në media dhe te gjithe bashke para bashkise te mblidhemi dhe ti drejtohemi Kryetarit të Bashkise per doreheqje, ne te kundert te ngrihemi dhe ta rrezojme ne menyre demokratike. Ai njeri nuk dueht te rrije asnje minute ne krye te kesaj bashkie. Shpetoni njerezit e kesaj Familje. Ju lutem mos na beni Kurban sepse ne fatekeqesisht kemi ne krye te bashkise nje njeri te korruptuar. Neve po na dhunohet prona, po na cenohet e drejta per te jetuar te qete po flem ne nje banese nga e cila kur zgjohemi themi shyqyr o Zot qe sna ka zene brenda. Jetojme ne nje banese qe mund te na behet varri yne. Kjo eshte prona jone qe po na e dhunojne, po na dhunojne ne mes te dites, jashte cdo llogjike ligjore. Se dime ne cilin vend te botes prihet gjysma e pallati 2 katësh për ta bërë 7 katësh?
Me besimin te Zoti jemi ne pritje te na shpetoni dhe te paraqisni rastin tone ne medja ne menyre qe dikush ta lexoje e institucionet të levizin.
Ju Faleminderit
Bledar Agalliu