Tragjedi në minierën e Martaneshit. Vdes një minator, plagoset një tjetër
Bulqizë- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në minerën e Martaneshit. Mësohet se një minator ka humbur jetën teksa një tjetër është plagosur në njërën prej galerive të saj.
Sipas të dhënave paraprake të policisë dyshohet se dy minatorët janë zënë nga një masiv i madh dheu duke i shkaktuar edhe plagë të rënda, që për njerin prej tyre rezultuan fatale.
Viktima është Murat Kaceli teksa minatori Abdullah Hoti është i plagosuri i kësaj tragjedie në një prej galerive të Martaneshit.
Ndërkohë mësohet se policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon intensivisht për zbardhjen e saj. Humbjet e jetëve janë shtuar së shumti vitet e fundit në minierat e vendit, kryesisht për shkak të mangësive sa i takon infrastrukturës së sigurisë teknike brenda tyre.
/IDEA/