E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turizmi në Lezhë, Furriku: Nuk janë shënuar incidente

Bashkëpunimi me institucionet dhe njësitë e qeverisjes vendore si dhe rritja e ndërgjegjsimit të popullatës për të denoncuar çdo rast të prishjes së rendit dhe qetësisë publike, ka bërë që sezoni turistik në qarkun e Lezhës të të përcillet pa asnjë ngjarje të rëndë.

Megjithëse ka patur një fluks të madh pushuesish në zonat turistike të Lezhës, shtimi i patrullave dhe vemendja maksimale për të garantuar rend dhe siguri publike, ka bërë që për drejtuesit e policisë në Lezhë, ky sezon të konsiderohet si i suksesshëm.

Për drejtorin e policisë në Lezhë Muharrem Furriku ka patur një bashkëpunim të ngushtë kryesisht me pushtetin vendor dhe njësinë e qarkullimit rrugor, duke bërë që të shmangen incidentet të padëshirueshme. Furriku ka shtuar se policimi në komunitet ka funksionuar mirë, duke bërë që të shtohen rastet e denoncimeve në sallën operative, e për pasojë edhe ndërhyrja ka qënë në kohë të shpejtë.

Zonat bregdetare të Shëngjinit dhe Shënkollit janë mbikqyrur gjatë 24 orëve nga patrullat e policisë,të cilat janë mbështetur edhe nga forcat e ndërhyrjes së shpejtë, duke bërë që edhe ky sezon të kaloje pa asnjë problematikë.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›