Grekët të pakënaqur nga qeveria e Papadhimosit
ATHINË - Rezultatet nga anketa e fundit e "Public Issue'' tregojnë se PASOK-u ka mbështetjen e vetçm 18 për qind të qytetarëve, ndërkohë që partinë opozitare ''Demokracia e Re'' e mbështesin 31 për qind e tyre.
Sondazhi tregoi edhe se Partinë Komuniste Greke (KKE) e mbështesin 12,5 për qind e qytetarëve, të majtën radikale të koalicionit SIRIZA, 12 për qind, përderisa LAOS-i ka mbështetjen e pesë për qind të qytetarëve grekë.
Një përqindje e madhe e të anketuarve (91) deklaruan se nuk janë të kënaqur nga qeveria e Lukas Papadhimosit.
Sondazhi tregoi gjithashtu se 71 për qind të qytetarëve nuk besojnë se kryeministri po përballet me problemet ekonomike të vendit.
Më shumë se gjysma e të anketuarve, 58 për qind, kanë deklaruar se duhet të zhvillohen zgjedhjet e reja parlamentare.
(d.b/BalkanWeb)