Ndërtimet pa leje, gjoba ndërtimorëve për moskontroll
08/02/2012 Përgjegjësi i Inspektoratit të Ndërtimit, Gentian Shopi: Vazhdojnë ndërtimet në komuna
ELBASAN- Inspektorati Ndërtimor Urbanistik dega Elbasan ka bërë një analizë të punës mbi situatën e ndërtimeve pa leje në qarkun e Elbasanit. Në këtë raport konfirmohet se vazhdojnë ndërtimet pa leje, ndërkohë që për herë të parë janë publikuar masat ndaj njësive vendore për moskontroll të territorit të tyre ku janë kryer ndërtime pa leje. Përgjegjësi i këtij inspektorati Gentian Shopi pranoi faktin se situata e ndërtimeve pa leje po ndiqet vazhdimisht pasi janë konstatuar vazhdime të ndërtimeve sidomos në komunat e qarkut të Elbasanit.
Gjobat
Ai deklaroi se nuk ka problematike në Bashkinë Elbasan, ndërkohë deklaroi gjobitjen e disa njësive vendore dhe kryesisht të inspektorëve të tyre për mosushtrim kontrolli territori. “Ne si Inspektorat kemi kontrolluar zbatimin e dispozitave të ligjit për inspektimin e ndërtimit i ndryshuar pranë inspektorateve të ndërtimit vendore dhe nga kontrolli janë gjobitur një sërë inspektoratesh pranë komunave dhe bashkive. Kështu është gjobitur INUV komuna Gjinar për mos ushtrim kontrolli të territorit. INUK Tiranë ka marrë vendimet për dënim me gjobë ndaj këtij institucioni me vlerë 420 mijë lekë, INUV Bashkia Librazhd me vlerë 620 mijë lekë të reja, komunën Rrajcë me vlerë 20 mijë lekë, bashkia Gramsh me vlerë 220 mijë lekë”. Sipas raportit të këtij inspektorati është ushtruar kontroll në Bashkinë Elbasan dhe herë pas here edhe në zonat me rëndësi kombëtare si aksi rrugor kombëtar dhe janë marrë masa ndaj shumë subjekteve me gjoba të ndryshme që nuk e kalojnë vlerën 1 milion lekë të vjetra. Ai theksoi se gjatë kësaj periudhe janë marrë në shqyrtim për t’u zgjidhur ankesat e ardhura pranë degës dhe janë nën monitorim sidomos akset nacionale referuar shqetësimeve të ardhura në këtë zyrë nga banorë apo njësi vendore. Gjithashtu Inspektorati Ndërtimor në qark i ka kërkuar njësive vendore të marrin masa për të njoftuar këtë institucion nëse vërejnë subjekte që ushtrojnë aktivitet të paligjshëm në shtretërit e lumenjve pasi aktualisht komunat nuk kanë sinjalizuar asnjë rast të tillë edhe pse e kanë detyrim ligjor. Prefekti i Elbasanit Shefqet Deliallisi ka thirrur disa herë në vëmendje drejtuesit e institucioneve për vazhdim të ndërtimeve pa leje, por masat kanë qenë të pakta dhe veprimi i inspektorateve të ndërtimit minimal.